Berisha inauguron pikekalimin e ri te doganes ne Murriqan
Kryeministri Berisha mori pjese dje pjese ne ceremonine e inaugurimit te fillimit te punimeve per ndertimin e pikes se perbashket te kalimit kufirit ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi, Muriqan-Sukobine, ne Muriqan. Kjo pike kufitare pritet te jete me modernia e ndertuar ndonjehere ne Ballkanin Perendimor. Ndersa projekti per kete pike te re doganore, me vlere 1.1 milione euro, eshte financuar nga Komisioni Evropian dhe eshte pjese e ndihmes financiare qe Bashkimi Evropian po jep per ndertimin e 11 pikekalimeve ne te gjithe Shqiperine, me vlere te pergjithshme 5,4 milione euro. Te pranishem ne kete ceremoni ishin Kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjykanovic, shefi i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, Helmut Lohan, shefi i delegacionit te KE-se ne Mal te Zi, Leopold Maurer, ministra te qeverive te te dy vendeve dhe perfaqesues te trupit diplomatik. Ne fjalen e tij, kreu i qeverise Berisha tha se ky inaugurim perben nje simbol vertet te madh, jo vetem per Shqiperine dhe Malin e Zi, por per te gjithe rajonin, duke e vene theksin te miqesia dhe marredheniet e mira mes dy vendeve. Po keshtu, Kryeministri theksoi se do te jete nje simbol i vendosmerise se qeverise per te luftuar me zero tolerance krimin e organizuar dhe i vullnetit per te luftuar kontrabanden, per te bere qe ligji dhe shteti ligjor te predominojne ne te dy vendet me me shume siguri.
Lohan: Pikekalimi do parandaloje krimin e organizuar
Ambasadori i Komisionit Evropian ne Shqiperi, Helmut Lohan, deklaroi dje se kjo pikekalimi do te ndihmoje Shqiperine dhe Malin e Zi te punojne se bashku per te ruajtur mjedisin, per te parandaluar krimin e organizuar, si dhe per te arritur sherbime kufitare sa me te sigurta dhe efikase. Ai shprehu besimin se kjo pike e kalimit kufitar do te shnderrohet ne nje simbol te bashkepunimit te suksesshem midis dy vendeve, si dhe nje pike referimi ne Ballkanin Perendimor.
F.Mejdini