E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta fut ne sherr deputetet e PR

Grupi parlamentar te Partise Republikane u perfshi diten e djeshme nga konfuzioni ne lidhje me qendrimin per votimin e deputeteve republikane ne lidhje me paketen kushtetuese. Perpara se te arrihej konsensusi mes PD-se dhe aleateve te saj, deputetet e ketij grupi parlamentar jepnin qendrime te ndryshime per voten. Ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PR-se, kreu i ketij grupi, Arian Madhi, dhe kreu i partise, Mediu, i kerkuan deputeteve te tyre te refuzonin kete pakete, por kjo kerkese u pranua vetem nga deputeti Paturi, ndersa te tjeret theksuan se do te mbeshtesnin qendrimin e Kryeministrit Berisha. Mesohet se deputetet republikane kane replikuar ashper, duke paralajmeruar dite jo te mira ne seancat ne vijim, kur qe dy dite me pare kane filluar dhe braktisjen. Nuk ka qene e rastesishme pjesemarrja e pjeses me te madhe te deputeteve te PR ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›