E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Topalli: Shqipëria është sot një hap afër Europës

LSI: Brenda vitit shqiptarët do lëvizin të lirë në “Schengen”


9 Maji, e njohur ndërkombëtarisht si dita e Europës solli në auditoret e Masterit të Studimeve Europiane, pranë Universitet të Tiranës, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e ftuar speciale mes studentëve dhe stafit akademik të këtij masteri. “9 maji, tha ajo, është një ditë krejt e veçantë. Ishte 9 Maj 1950 kur Robert Shuman mban një fjalim të bazuar mbi idetë themelore të Zhan Monesë mbi atë që do të ishte Evropa e Bashkuar, ndaj dhe unë e konsideroj 9 majin një datëlindje të Evropës. 9 Maji është vërtet dita e Evropës, për të cilën ne shqiptarët kemi shumë për të thënë. Duke folur mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kryetarja e Kuvendit theksoi se që nga rënia e komunizmit në vitet ‘90-të e deri më sot, nuk ka vend tjetër të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë në një kohë kaq të shkurtër. “Vetëm për një vit kemi ngjarje të jashtëzakonshme. Në prill të 2009-ës dorëzuam kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat, më 28 qershor bëmë zgjedhjet më të mira që Shqipëria ka pasur, më 26 nëntor të 2009-ës mblidhet Këshilli dhe i kërkon Komisionit Europian, opinionin për statusin e vendit kandidat. Më 18 dhjetor 2009, Komisioni dorëzon pyetësorin, pak javë më parë ne dorëzuam në Komison përgjigjet e pyetësorit, ndërkohë që ka ardhur raporti për liberalizimin e vizave, me vlerësimin “exelent”, shkëlqyeshëm në të gjitha blloqet e këtij raporti dhe tashmë, pritet ajo që, ne shqiptarët kemi kohë që e presim, lëvizjen e lirë. Ne, shqiptarët e meritojmë anëtarësimin në Europë. Europa është shtëpia jonë”. “Shqipëria, është sot një hap afër Europës”, tha Kryetarja e Kuvendit.


LSI: Hapa të ndjeshëm në procesin e integrimit, vizat brenda vitit Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun Ardit çela dhe nga të tjerë drejtues të LSI-së në Pogradec zhvilluan sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët në qytetin e Pogradecit. Gjatë fjalës së tij z. Rama u ndal në procesin e integrimit të vendit duke theksuar se janë bërë hapa të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Ai vlerësoi dorëzimin e Pyetësorit të Komisionit Europian si një hap mjaft cilësorë, ndërsa ritheksoj punën e madhe që është bërë për liberalizimin e vizave duke u shprehur se heqja e tyre do të bëhet e mundur brenda këtij viti. Në këtë mënyrë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z. Rama theksoi se LSI-ja do të mbajë dhe premtimin e bërë para qytetarëve shqiptarë. “Tashmë edhe faktori ndërkombëtarë e ka vlerësuar këtë progres shumë të madh që Shqipëria ka bërë në të gjitha drejtimet e kërkuara nga Udhërrëfyesi i Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave dhe në të gjitha aspektet është një punë e voluminoze, konkrete dhe është një punë e madhe që ka treguar qartë vullnetin e kësaj qeverie, por dhe vullnetin tonë si Lëvizje Socialiste për Integrim për të garantuar mbajtjen e atij premtimi madhor që i shërben çdo qytetari shqiptarë, që brenda këtij vitit të gjithë shqiptarët të fitojnë të drejtën të lëvizin pa viza në hapësirën Europiane”, u shpreh z. Rama. Më tej z. Rama theksoi se “roli i LSI-së ka qenë dhe mbetet si i një force politike konstruktive dhe europiane. Sipas tij, është kjo arsyeja që mbështetja qytetare për LSI-në ka ardhur gjithnjë në rritje, prandaj, tha ai, detyrimi ynë ndaj qytetarëve mbetet i pandryshuar. Duke folur për procesin e riorganizimit të LSI-së, z. Rama u ndal në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke theksuar se me efiçencën e LSI-ë në qeverisje kjo forcë ka të drejtë të kërkojë dhe një mbështetje më të madhe nga qytetarët. “Sfidat janë përpara, kemi zgjedhjet vendore. Në këtë drejtim unë do ju ftoja të gjithëve që të angazhohemi sepse nuk jemi shpejt për këtë sfidë”, u shpreh ai. Në fund të takimit u diskutuan gjerësisht për riorganizimin e LSI-së për zgjedhjet lokale dhe në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe kontributin që po jep Lëvizja Socialiste si pjesë e qeverisjes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›