E Shtunë, 31 Tetor 2026

ǒdo të bëjë Rama pas grevës?

Siç duket, inskenuesit e grevës së urisë, ose nuk e kanë kuptuar, ose i kanë përgatitur enkas një kurth kaq të zgjuar Ramës, për të humbur edhe shansin e fundit të mbajtjes së Partisë. Sido që ta mendosh rrugëdaljen nga ky qerthull grerzash, nuk del në përfundim tjetër, veç në atë të dështimit të grevës, edhe pse kërkohet çdo ditë revolucion, përmbysje të pushtetit, dorëzim të kryeminsitrit, zgjedhje të parakohshme e kushedi çfarë tjetër do të pjellë gjatë natës në kulisat e zeza të një pushteti të dështuar manjakësh dhe delirantësh, që nuk mendojnë asgjë përtej karrigës dhe portofolit. Ata janë gati t’i vënë zjarrin Shqipërisë, duke gjetur shkaqe të pashkak, vetëm e vetëm të largojnë nga froni kryeminsitrin më punëtorë që ka njohur politika shqiptare, vetëm e vëtëm që të zënë karriget ministrore dhe ofiqe të tjera, burimet e të cilave i dinë prej vitesh.
çfarë kutish kërkon të hapë opozita?/Askush në Shqipëri, as ndërkombëtarët nuk e dinë ekzaktësisht, se cila është kërkesa e saktë e opozitës, e cila e pranoi parlamentin, mori pjesë në disa seanca, bëri betimin e deputetve, firmosi dhe pranoi rezultatin, futi lloj-lloj mjetesh përgjimi dhe të jashtligjshme në çdo qendër votimi, solli e mbështolli dynjanë me grricje e kërkesa të pamoralshme, me akuza të pabazuara, bëri e ç’nuk bëri për të fituar. Le t’i pranojmë këto, se ishte qeveria dorëlëshuar dhe tolerante për t’i lejuar sjelljet e padenja në disa qendra votimi, deri ndërhyrjen me forcë të deputetëve. Po sot, pas afro një viti, cilat kuti don të hapë opozita? Ajo i bëri ankesat ligjore, që me përfundimin e votimeve, të cilat u analizuan në një komision ligjor, pothuajse të barabartë, ajo mori pjesë në ndryshimin e ligjit për zgjedhjet dhe u la fushë të mjaftueshme veprimi, aq sa doli me një rezultat tepër të ngushtë. Komisionerët e saj firmosen. I kujt është faji që pjesë të koalicionit të saj, kalojnë në tjetër koalicion paszgjedhor? Edhe këtu është faji i kutive? Nuk ka zgjedhje në botë që të mos kenë kontestime por, kur pranohen funksionimi i tyre kërkohet dhe zbatohet ligjërisht. Asnjë kontestim nuk është më i pranueshëm, ose për fakte të zbuluara pas procesit zgjedhor i drejtohesh drejtësisë së ligjshme. Konkretisht, sa dhe cilat kuti kërkon të hapë opozita?! Kur, ku dhe kush e spjegoi këtë? Të vuash nga termat, është vërtet sëmundje e pakuptueshme. Kutimania e Ramës dhe mbështetësve të tij, nuk është më shumë se një objekt humori.
Parulla qesharake “Hap kutitë, të shoh votën time”!/Këto ditë grevash, na ranë në sy disa parulla, që tregojnë mendjelehtësinë e organizatorëve dhe fodullëkun e hartuesve të teksteve, me të cilat do të marshonin protestuesit. Cilën votë do të shohësh i dashur zgjedhës? A nuk ishte e fshehtë vota jote dhe vota ime? A thua ti do ta njohësh votën tënde? Kush e kërkon këtë? “Hap kutitë, ose largohu!” një tjetër parullë e pakuptimtë dhe krejt e paligjshme. Kush do të largohej dhe pse do të largohej? Se do opozita të marrë pushtetin me demostrata? Cili kryeministër, dhe cili ligj, dhe në cilin vend të botës të lejon t’i ngresh çadrat dhe ta besh si një kamp veror, bash para derës së kryeminsitrisë. A e nderon kjo opozitën dhe, si do t’i dukej asaj, nëse nesër do ta kish kryeminsitrin dhe opozita do t’i zinte derën kryeminsitrit, duke bërë skena donkishioteske në qendër të kryeqytetit? A ka demokraci dhe tolerancë më shume se kaq? Ndoshta nesër do të kerkojnë të protestojnë në zyrën e kryeministrit, e kryeministri duhet t’u thotë “Urdhëroni çelësat”! çka mbetur tjetër t’i lëshohet Edi Ramës, se opozita kurrsesi nuk ka kokën e Edit? Për cilin mjerim dhe për cilën uri bën fjalë Edi Rama, (të mos ngarkojmë më opozitën, se është mëkat)? Për vilat e ndërtuara në çdo cep të Shqipërisë, për mijëra e mijëra tregtarë që levizin në pronat e tyre, për njëqindfishin e rritjes ekonomike, krahasuar me vitet e komunizmit te Ruçit e Doklës, Gjinushit e Takut të Kiços? Për bumin e ndërtimeve dhe rrugëve të asfaltuara, për hapjen e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në NATO? Gjithkush i mëshiron ata njerëz, që bartën prej rretheve të Shqipërisë nga kryekomunarët socialist, për të demostruar për karrigën tuaj, për interesin tuaj. Pjesa më e mirë e shqiptarëve i dinë interesat e deputetëve socialist që grevojnë, si në çadra pushimi, për milionat e tyre dhe përsëri mëshirohen qytetarët e thjeshtë që mashtrohen në emër të idealeve dhe të “transparencës”. Të paturpshmit mashtrues tregojnë shifra në mbështetje të “ kauzës’ së tyre të turpit, thua se po raportojnë shifrat e pesëvjeçarëve komunisit, kur në çdo vend demokratik të botës, në kësi rastesh, shifrat i raporton veç policia, e cila i ka të dhënat e shesheve dhe kapacitetin e tyre. Thirrjet për revolucion në emër të turmave, janë tepër të vjetruara dhe interesat e qytetarëve nuk janë me ato të 97-s. Pra, të gjitha opsionet të çojnë në pashmangëshmërinë e dështimit të këtyre demostrimeve, që po na serviren prej më shumë se 8 muajve.
Një tjetër mashtrim në emër të Amerikës/Pak kohë më pare, shtypi i majtë i dha rëndësi të madhe një letre të kongresmenit amerikan Delahunt, të cilin dje në një intervistë të “Zërit të Amerikës’ e demaskoi ligjvënësi tjetër, kongresmeni i njohur Eliot Engel. “Mendimi i Delahunt, është vetëm mendimi i tij përsonal dhe kurrësesi i qeversië Amerikane” - do të thonte Engel. Thua nuk e dinin këtë ekspertët e Partisë Socialiste, ish ministrat e saj të dikurshëm? Thua nuk e dinte këtë Taku i ngjeljave të komunizmit, avokati “famoz”, që ngjanë përsosmërisht më përsonazhet më grotesk të Shekspirit? Po qe u munduan të luajnë me të persekutuarit, a tregon kjo moral të klasës politike të Gramoz Ruçit e Co? Zot na mbro nga këta heronj pa heroizëm, që u duket Shqipëria sa sheshi para kryeministrisë, të cilët qetësia dhe maturia e kryeminsitrit po i fundos për të fundit herë!
Thirrjet e ish-ministrit të vrasjeve/Gramoz Ruçi i kërkon Sali Berishës të lërë kullën dhe të dalë t’i vizitojë grevistat. E kush? Ministri që urdhëroi vrasjet e kufirit bash në vitin 1990, ministri që e drejtoi profesionalizmi delitant dhe delirant i një ish udhëheqësi të diplomuar veç në shkollën e diktaturës, të cilin e qorrojnë liberalizimi i vizave dhe levizja e lirë e shqiptarëve në Evropë, ideal për të cilën shumica e demostruesve të sotëm të opozitës, demostruan edhe në dhjetorin e 90-tës kundër këtij soj udhëheqësish. Dhe sot, me paturpësimë më të madhe hypin e flasin në podiumet komunsite, duke e rikthyer veten në origjinën e para 90-tës, vetëm pse u humbën intersat dhe karrigat parlamentare! E pamoralshme, apo ku pyesin intersat për moral? Dokle, Ruci, Gjinushi, Taku dhe Rama ( ndonëse më i ri ) etj. mbyllin syte dhe mendojnë Shqipërinë në errësirë, ndersa ndërsejnë bijtë e tyre të hynë në grevën e çlirimit nga dhjami që vunë në kohën e demokracisë, për të ardhë në shape. Spekullim i pafalshëm i 7-8 emrave me shifra dhe citate të pasakta, që hypin e zbresin shkallët e podiumeve, të cilat makina socialiste i ka prodhuar me bollëk që në kohën qoftëlargut. Neokomunistët, biles edhe nga ata që jetojnë e punojnë në Amerikë udhëzohen, nga specialistët e ishsigurimit famkeq të diktaturës dhe nga bllokmenët e rinj, të futen në grevë urie në kryeqëndrën e botës, duke spekulluar paturpësisht, se nuk i përkasin asnjë partie. Atëhere si e mbështetkan ata një protestë, që ka ngjyrat vetëm të një partie?!
ç’do të bëjë Rama pas grevës?!/Që grevës po i vjen fundi, kjo është e qartë. Problemi është se ç’do të bëjë Rama pas grevës? Cila do të jetë data e grevës tjetër dhe, sa herë shqiptarët do të shohin marshimtarë nga rrethet për të bllokuar sheshet në Tiranë? Bindem, se socialitët, pas kësaj greve nuk do ta lënë më kryetarin e tyre kryetar. Biles, bëmat e tij do ta rrëzojnë edhe nga bashkia më e madhe e vendit, të cilës kohëve të fundit i ka shumë detyrime. Detyrimi i fundit është më i madhi, të abuzosh më nënat për pushtetin, edhe pse deklarohet se nuk është ai qëllimi, është një mëkat i madh, të sjellësh kohën e bunkerëve, por në një formë tjetër, është ide e djallit e jo e njeriut, sidomos e shqiptarit që pret me padurim t’i bashkangjitet familjes së madhe evropiane. T’i sjellësh gjithë këtë anomali vendit tënd, kur shteti fqinj po fundoset në një gremninë të paimagjinuar, këtë vetëm një mosdashës i vendit të tij mund ta bëjë. Për mua nuk ka më keq se kaq!
Dhe në mbyllje nuk mund të rri pa përmendur një thënie të njohur të Bernard Baruh: “Bekimi më i madh i demokracisë është liria. Por, në analizë të fundit, liria jonë e vetme është liria për të disiplinuar vetën tonë”.

Autori është botues i së përmuajshmes “Kuvendi” në Detroit

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›