E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha apel Ramës: Ta votojmë heqjen e imunitetit

Berisha tha në mbledhjen e qeverisë, se mazhoranca kishte pranuar 90% të propozimeve të opozitës, dhe se kishte ardhur momenti për ta përmbyllur këtë çështje.

"Pas atij dëgjimi historik në Parlamentin shqiptar, përfaqësuesit e të dy grupeve të mëdha u ulën së bashku ditë me radhë, punuan, absolutisht shumica duke bërë një pas një të gjitha lëshimet duke përfillur të gjitha kërkesat e PS-së. Do hyjë në Gines si i vetmi opozitar që e do kryeministrin me imunitetit. Ne ishim për projektin e parë si më i miri, më i thelli, më i ploti por ne nuk mund të themi se ishte vetëm ai që i përgjigjej problemit dhe nuk kishte rrugë të tjera, gjykuam të përfillim me të gjitha sugjerimet e PS, të cilat për hir të së vërtetës dolën shumë prej tyre gjatë seancës së dëgjimit nga faktorë të tjerë”, tha Berisha.

Ai shtoi se imunitetin e mbajnë peng tre-katër persona, që Berisha i konsideron si klubi i miliarderëve. “Imunitetin në këtë vend e mbajnë peng 3-4 vetë. Pasi pranuam të gjitha propozimet, pasi votuan në parim dhe nen për nen, më pas thanë se nuk jemi më, sepse nuk ishte Toma dhe Fideli. Njëherë kërkon kushtetutë të pakicës, për të dëshmuar se ruan konceptin e sundimit të pakicës dhe pastaj kur nuk e mbron dot këtë thotë korrupsioni nuk luftohet me heqje imuniteti, po si luftohet ? Unë e ftoj të votojë përndryshe do hyjë në Guinness si i vetmi kryetar i opozitës që e do kryeministrin me imunitet. E ka hallin tek klubi i miliardëve në krye të opozitës, por me kushtetutën e pakicës e çon vendin në greminë”, nënvizoi kreu i qeverisë. /Start/

                                                                                             2012-07-25 12:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›