Tahiri: Basha favorizoi kunatin e tij

Sot, Basha bëri 1 vit nga ardhja në krye të bashkisë së kryeqytetit. Kreu i PS-së për Tiranën, Sajmir Tahiri, akuzoi Bashën se ka favorizuar biznesmenët pranë tij, ndërsa në krye të këtyre favorizimeve sipas Tahirit është kunati.
"Sot banorët e Tiranës e dinë se qyteti i tyre nuk qeveriset. Prej 1 viti. Lulzim Basha rri mbyllur në zyrë, ditët kur nuk është jashtë vendit. E aq rrallë sa del, i këput ndonjë të qeshur. Pas tij është Mon Kukaleshi. I famshmi kunat. Personazhi tipik që zhvat dhe qindarkat nga letra e boja e printerit, posterat, aktivitetet e deri te lejet, licencat, taksitë, plehrat e gjithçka kalon në Bashkinë e Tiranës. E pas kunatit të shokut Lul, është Kapterri. Personazhi gati komik që brenda bashkisë godet gratë pasi pushohen nga puna, e jashtë bashkisë sekuestron kanaçe dhe karrocat e romëve që po i prishin shefave biznesin e riciklimit të plehrave", deklaroi Tahiri.
Ndërkohë, këshilltarët e majtë, bënë një përmbledhje të premtimeve të Bashës, që sipas tyre nuk janë realizuar. "Me heshtje dhe mungesë transparence Basha mund të mbajë vetëm karrigen e kryetarit, por jo Tiranën. Këtë jemi mbledhur t’i themi sot. Që qeverisjen me duar në korrupsion që shkatërrojnë pasurinë tonë të përbashkët, ne e refuzojmë kategorikisht sikurse rasti skandaloz i groposjes së rreth 4 milion euro në sheshin “Skënderbej”. Tirana nuk është sheshi i pazareve për klientë dhe miq të klientëve. Heshtja për goditjen e Parkut Kombëtar, mungesa e transparencës, mungesa e projektit, mungesa e lejes së ndërtimit janë dëshmi tronditëse të barbarisë dhe shkatërrimit. Vlerat mjedisore dhe historike po shkatërrohen në sytë tanë. Ky është një veprim i pashembullt ndërsa vazhdimi i goditjes së murit rrethues të Pallatit të Brigadave që është një monument kulture nëse do të ndodhte në një qytet tjetër normal në Evropë a kudo tjetër në botë do të sillte largimin e menjëhershëm nga detyra me turp të kryetarit të bashkisë", deklaroi Aldrin Dalipi, kreu i këshilltarëve socialistë./Start/
2012-07-25 16:02