Ska prova, pushohet çështja ndaj Ilia Bashos

Ilia Basho
Prokuroria e Tiranes ka pushuar ceshtjen ne ngarkim te shtetasit Ilia Basho, akuzuar per vrasjen e bashkeshortes se tij, Elenit dhe liruar nga gjykata pak kohe me pare per mungese provash.
Pushimi i ceshtjes eshte bere per te njejten arsye me te cilen Basho la qeline, duke u lene i lire: mungese provash.
Ai ehste lene i lire një javë para se të mbushte tre muaj të plotë qëndrimi në paraburgim.
Ka qenë një kërkesë e Prokurorisë së kryeqytetit për zëvendësim mase ajo që ka sjellë lirimin e 39-vjeçarit të dyshuar për ekzekutimin e gruas së tij Elenit, e cila u qëllua me dy plumba më 2 shkurt 2012 në mbrëmje teksa kthehej në banesën e saj në Shkozë.
Burime pranë Gjykatës së Tiranës sqaruan se i dyshuari Ilia Basho e fitoi lirinë me kërkesë të prokurorit që po ndjek hetimet ndaj tij për akuzën e vrasjes.