Berisha ne mbledhje qeverie Fund abuzimit me doktoraturat
Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj në mbledhjen e sotme të qeverisë që t’i jepet fund abuzimit me doktoraturat. Sipas tij duhet të shqyrtohen kriteret, të rritet në mënyrë thelbësore përqindja e rolit të impaktit të punimeve, si një nga faktorët kryesorë dhe nuk duhet të pranohet asnjë doktoratë e vetme që nuk zbaton ligjin dhe kriteret. Ai tha se një vendim i qeverisë për të doktoruarit do të jetë i detyruar punësimi i tyre.
“Duhet të mos pranohet qoftë edhe një doktoratë e vetme që nuk zbaton ligjin dhe kritere. Ai që do ta mbrojë doktoratën është i mirëpritur duhet ta mbrojë në prani të stafit kombëtar dhe ndërkombëtar, se do gjendemi një ditë po vazhduam kështu më shumë doktorë shkencash se njerëz me diploma universitetesh. Ne inkurajojmë plotësish dhe jemi që universitetet të shfrytëzojnë kapacitetet e tyre por doktorata është çështje serioze që duhet bërë në përputhje me ligjin”- theksoi kryeministri.
Ai vlerësoi se sistemi i vendosur, është një sistem që përputhet tërësisht me Bolonjën dhe synon përshtashmëri të punës me kërkesat e tregut dhe konsolidimin e këtyre institucioneve dhe arsimit të lartë në tërësi. Ky sistem sipas tij vendoset në Shqipëri në kushte të pabarabartara me vendet, të cilat kanë universitet qindra vjeçare dhe histori lirie e trashëgimi të jashtëzakonshme në fushën e kërkimit shkencor.
“Për këto arsye ne në vendimet kërkuam të zgjerojmë thellojmë konsolidojmë dimension ndërkombëtar të universitete tona, i cili është i domosdoshëm në përpjekjen tonë për të ecur nga sasia në cilësi, ne kemi bërë disa hapa të jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër”- vijoi më tej kreu i qeverisë, i cili shtoi se janë rritur e po rriten ndjeshëm dora-dorës stafet pedagogjike.
“Zoti ministër duhet të marrë fund abuziviteti në këtë fushë. Unë jam cuditur se ka degë që mbajnë 280 pedagogë të jashtëm kundrejt 30 të brendshëm. Kjo është e papranueshme dhe jo qëllimmirë. Kjo është si ta shpërndash përgjegjësinë dhe të ruash karrigen”- tha Berisha, i cili theksoi se duhet të ecim drejt standardeve të OECDS dhe standardeve të BE-së, si ehde vlerësoi disa universitete private për respektimin e kritereve.
Një tjetër për problem për kreun e qeverisë është edhe vendosja e sistemit të gjurmueshmërisë në të gjithë veprimtarinë, që nga sporteli që dorëzohet dokumenti nga qytetari deri tek përgjigja apo sjellja në këshillin e Ministrave, për të cilën ai theksoi se duhet të shkojmë drejt administratës dixhitale ,projekti pilot do të nisë me Kryeministrinë dhe me ministritë e tjera, në funksion të transparencës.
“Nuk ka projekt më të rëndësishëm se ky projekt. Asgjë nuk mund të myket dhe të flerë në skutat e burokracisë, gjithçka që t’i nënshtrohet dritës duhet të kalojë në rrugën dixhitale”- theksoi Berisha, i cili kërkoi nga ministrat që të përshatsin stafet dhe të krijojnë grupet e fuqishme të IT-së në administratë, që sipas tij janë krahu teknik kryesor në institucione.
“Kërkohet një shtytje e re e fuqishme kërkohet rekrutim nga ju i ekspertëve më të mirë të IT, pasi të keni bërë ripozicionimet në administratën tuaj nuk duhet të harroni se ne shumë shpejt do vendosim në 1200 zyra në vend sportele unike me internet falas për të marrë çdo dokument, ta keni verifikoni ku jeni, çfarë personeli ju duhet. Nuk do mund të bëni asgjë në rast se nuk organizoni administratën dhe të gjitha shkurtimet në funksion të kësaj”- u kërkoi shefi i qeverisë ministrave, duke theksuar se informatizimi do sjellë informacion në kohë reale.
Berisha: Zero tolerancë ndaj zhurmave
Një tjetër problem i tarjutar në mbledhjen e sotme të qeverisë ishte ehde ndotja akustike për të cilën kryeministri kërkoi nga ministrat përkatës hartimin e një akti normativ dhe të gjitha përcaktimet ligjore për lokalet e natës. Ai tha se do ketë zero tolerancë në tejkalimet e përcaktimeve ligjore, ndërsa u kërkoi pronarëve të lokaleve që të mos verbohen nga babëzia.
“U kërkoj pronarëve të lokaleve mos t’i verbojë babëzia të mësojnë se ka një orë që njerëzit duhet të flenë, ka foshnja që përtej një ore të caktuar nuk mund të tolerohet”- theksoi ai, ndërsa shtoi se ky problem ka arritur aty ku nuk mund të tolerohet.
“Kjo është çmenduri, primitivizëm dhe është si të mos respektosh asnjë standard dhe ky akt normativ parashikon masat më të rrepta ndaj atyre që e shkelin dhe përcakton shkarkimet ndaj atyre që nuk e zbatojnë”- nënvizoi Berisha.