E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu Reflektim i vonuar PS vote per ligjet me 3/5

Dy vjet bojkot nuk mund të krahasohen me një muaj përpjekje të socialistëve në Parlament. Ky është qëndrimi që ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka mbajtur një muaj përpara se Bashkimi Europian të publikojë progres-raportin për Shqipërinë. Ministrja Bregu vlerëson rikthimin e socialistëve në Kuvend duke i kërkuar atyre që brenda tri muajve të miratojnë ligjet me 3/5.

"Fatkeqësisht dy vjet bllokim i ligjeve të rëndësishme të cilat do ta klasifikonin Shqipërinë një hap më tutje përsa i përket integrimit europian dhe dy vjet përpjekje të cilat kanë dëmtuar realisht zbatimin e kriterit politik, një nga kriteret kryesore  të Kopenhagenit nuk mund të jenë të krahasueshëm vetëm me një muaj përpjekje", tha Majlinda Bregu, ministre e Integrimit.

Deklaratat e ministres Bregu u bën gjatë takimit që ajo pati me zv/kryeministren dhe ministren e integrimit të Maqedonisë, Teuta Arifi. Bregu dhe Arifi deklaruan se Shqipëria dhe Maqedonia do të punojnë për ccështje të përbashkëta teknike për integrimin dhe nismat rajonale.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›