Berisha, biznes cek: Do te keni lehtesia, NeCas: Shqiperia ofron potenciale per investime
Kryeministri cek i ndodhur per nje vizite njeditore ne Tirane e ka mbyllur viziten e tij duke marre pjese ne forumin ekonomik ceko-shqiptar. Ne kete forum ka marre pjese edhe kryeministri Berisha, si dhe nje grup biznesmenesh, te cilet shoqeronin kryeministrin cek gjate vizites se tij ne Shqiperi. Kryeministri Berisha, duke e ka falenderuar kryeministrin cek per viziten ne Tirane, ka ftuar biznesmenet ceke te investojne ne Shqiperi, pasi, sic u shpreh ai, ekziston tashme kuadri ligjor per bashkepunimin ekonomik. "Kenaqesi e vecante te mbyllim kete dite te nje vizite te shkelqyer te kryeministrit NeCas me kete forum ekonomik shume te rendesishem per marredheniet mes dy vendeve tona. Ju falenderoj perzemersisht per ardhjen tuaj me nje prani kaq te rendesishme te biznesit cek ne Shqiperi. Deshmi e nje vullneti te qeverise suaj per te intensifikuar marredheniet mes dy vendeve tona. Ekziston nje kuader ligjor shume i mire per bashkepunimin ne fushen ekonomike, por jane projektet e investitoreve ato qe do t'i japin jete ketij kuadri, kur te zbatohen", - u shpreh Berisha. Me tej, ai theksoi se qeveria shqiptare do ta mbeshtese biznesin cek, duke reduktuar taksat. "Ju siguroj se ne Shqiperi do te gjeni klime dhe mbeshtetje qe t'i shnderroni investimet tuaja ne histori suksesi. Qeveria do te ule taksat, liria fiskale nder me kryesoret ne lirine e tregut. Shqiperia vend i vogel ne harte, por ka potenciale te jashtezakonshme", - tha Berisha. Duke folur per lehtesirat qe do te mund t'i krijohen biznesit cek, Berisha ftoi ata te investojne ne turizem, duke e krahasuar Shqiperine me nje Zvicer, por qe ka edhe det. Berisha u shpreh se "Shqiperia eshte Zvicer me det, kur zbret e kupton qe eshte nje Zvicer per t'u ndertuar. Ju ftoj te investoni ne turizem. Kush investon ne zonat malore 8 vjet pa taksa, ata qe zgjedhin brigjet kane rrethana me lehtesuese, nese toka eshte publike do ta marrin me 1 euro". Nga ana e tij, kryeministri cek eshte shprehur se Shqiperia eshte nje potencial i madh ndaj ai ka premtuar se investimet ceke ne Shqiperi do te rriten."Kemi nje interes qe te zhvillojme tregtine edhe me shtetet qe nuk jane anetare te Bashkimit Europian. Mendojme te hyjme edhe ne tregjet e jashtme. Ekonomia ceke eshte e varur sidomos nga eksporti, prandaj dhe zhvillimi i eksportit eshte nje ceshtje kyce", - u shpreh NeCas.