Elbasan- Pranga 56- vjeçarit, për falsifikim dokumentesh
Ebasan- Një 56- vjecar është arrestuar sot nga efektivët e policisë i cili akuzohet se falsifikonte dokumenta kundrejt përfitimit të shumave të konsiderueshme të parave.
Ka qenë policia e Elbasanit ajo që ka njoftuar për vënien në pranga të shtetasit Haxhi Xhibraku, 56- vjeç pasi ky shtetas falsifikonte vendime zyrtare për emërime punonjësish kundrejt shumave tepër të larta që kapnin shifrën e 3 mijë euro.
Sipas policisë, efektivët e saj po vazhdojnë kërkimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të Xhibrakut. Policia gjithashtu ka sekuestruar tre vendime të falsifikuara në cilësinë e provës materiale.
Ornela Bubeqi/IDEA/