E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rritja e borxhit, qeveria te ule taksat

Partia Socialiste ka zhvilluar dje tryezen per politikat fiskale, kane marre pjese drejtuesit e selise roze dhe grupet e interesit. Kreu i PS-se, Edi Rama, prezantoi pikat kryesore te opozites ne lidhje me menyren sesi mendohet ndryshimi i politikave fiskale. Rama iu referua modelit aktual duke theksuar se qeveria ka deshtuar. Ai u shpreh gjithashtu se opozita i ka dhene sugjerime konkrete mazhorances per te permiresuar ekonomine.

"I sugjeruam qeverise te zbuse klimen e acaruar qe ka krijuar per biznesin. Por qeveria refuzoi sugjerimin per ngrirjen e perkohshme te taksave ndaj biznesit. U deshen 2 vjet e gjysme qe te degjoheshin propozimet tona, por tani s'kane efekt", - deklaroi Rama. Kreu i PS-se u shpreh se borxhi i qytetareve shqiptare eshte ne nivelet me te larta. Ai u shpreh se borxhi nuk eshte me 60 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto, por eshte shume here me i larte. "Qeveria ka nje borxh ndaj sipermarresve, ndaj qytetareve, ndaj pronareve, ish te perndjekurve. Sot borxhi eshte te pakten 100 per qind e PBB-se se vendit", - theksoi Rama. Ai shtoi se borxhi publik pas vitit 2005 eshte rritur me 3 miliarde dollare dhe rritja e tij e vazhdueshme i kushton cdo familjeje 55 dollare ne muaj. Ai u shpreh se per te dale nga situata e krijuar duhet te ulen akcizat. "Te ulen taksat per mesuesit, mjeket, policet. Propozimin e ka, ne jemi gati ta votojme. Gjithashtu, te ule akcizen e naftes, pasi eshte e domosdoshme. Propozimin kryeministri e ka, ne e votojme", - shtoi Rama. Duke folur per taksat, Rama u shpreh se biznesi eshte i diferencuar nga mazhoranca, nderkohe qe taksat paguhen njelloj per te gjithe. "Vete qeveria e pranon sot se ne Shqiperi konsumi taksohet 3 here me shume se fitimi dhe pasuria. Nje familje shqiptare e zakonshme eshte 3 here me shume e taksuar se nje kompani qe fiton apo nje i pasur. Si pasoje rezulton se 10 kompani ne Shqiperi edhe pse kane 12% te xhiros se tyre ne Shqiperi kane 37% te fitimit qe realizohet". Rama i propozoi qeverise uljen e taksave, te cilat, sic tha ai, PS do t'i votoje menjehere. "Te ule taksat per buken, sheqerin, vajin. Te ule taksat per mesuesit, infermieret, policet. Te ule taksat per ure, nitrat, fosfat. Te ule akcizen e naftes, propozimet i ka, ne i votojme menjehere", - shtoi Rama. Kreu i PS-se u shpreh se administrimi i financave nuk eshte ne nivelin e duhur dhe duhet nje ndryshim rrenjesor. Ai u shpreh se ulja e taksave do te ishte zgjidhje. "E vetmja arsye per te cilen ne do t'i jepnim voten qeverise dhe kryeministrit per te ulur taksat do te ishte, te ule taksat per buken, sheqerin, orizin, vajin, vezet. Propozimin e ka le ta marre ne e votojme. Te ule taksat per energjine elektrike per familjaret, per ilacet. Propozimin aty e ka, ne e votojme. Te ule taksat per mesuesit, mjeket, infermieret, policet dhe gjithe shtresen e mesme te atyre qe jetojne me rroga. Propozimin e ka, ne e votojme. Te ule taksat per urene, nitratin dhe fosfatin. Propozimin e ka dhe ne e votojme", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›