E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, fluks emigrantësh drejt shtetit helen

KAPSHTICË- Vijon fluksi i emigrantëve të cilët kthehen drejt shtetit helen, pasi kanë festuar Pashkët në Shqipëri. Fluksi ka nisur që prej pasdites së djeshme në pikën kufitare të Kapshticës. 

Nga të dhënat zyrtare mësohet se në 24 orët e fundit kanë dalë nga kjo pike kufitare 5820 shtetas me 1532 mjete, ndërkohë që kanë hyrë 2156 persona me 499 mjete. Pala shqiptare është duke punuar me 8 sportele për evitimin e radhëve, ndërkohë që ajo greke me vetëm 4 të tilla.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›