Modelja moldave hedh ne gjyq Bamir Topin
Rasti i pazakonte ky i nje modeleje moldave, e cila ka paditur ne Gjykaten e Tiranes, Presidentin e Republikes, Bamir Topi, per mosdhenien e nenshtetesise shqiptare. Olga Tofan, e cila ka mberritur ne Shqiperi si emigrante ne vitin 1998, e martuar me nje qytetar nga Fieri, me te cilin ka tre femije, akuzon kreun e shtetit se po i mohon nje te drejte ligjore. Pas deshtimeve te njepasnjeshme ne marrjen e pasaportes shqiptare eshte detyruar te kthehet ne Moldavi dhe per t'i qendruar prane familjes edhe bashkeshorti i saj, Ismet Bobo, ka vendosur te zhvendoset ne Moldavi. Vete modelja ne nje lidhje telefonike sqaron arsyet e kesaj padie te ngritur ne Gjykaten e Tiranes. "Ne nuk kerkuam as uje, as buke, as rroba. Ne kerkuam nje te drejte. Me tre femije qe i kam lindur ketij shteti, jam shume e poshteruar. Me ka shkelur te drejtat e nenes, te femijeve, te gruas. Une i kam plotesuar te gjitha kriteret, e kam plotesuar dosjen dhe te gjitha letrat i kisha. Une kisha vetem nje vit leje qendrimi, duhet te kisha 3-4, por nuk eshte faji im qe nuk me benin leje qendrimi", - shprehet Olga Tofan Bobo. Cifti fajeson Presidentin per refuzimin e dhenies se shtetesise, madje shprehet se kjo histori nuk mbaron me kaq. "Talljet e presidentit kane qene te pafund. Kam pritur 12 vjet per nje leje qendrimi. Per dhjete vjet kam te drejte ta hedh presidentin ne gjyq 10 here. Te afermit e Ismetit, bashkeshortit te Ogles, teksa flasin per odisene e saj per marrjen e nenshtetesise, rrefejne se modelja jo pak here ka tentuar edhe te vetevritet. "Do te hidheshe nga lart. I thosha une te keqen mos e bej, mendo per cupat. Ismeti ka ikur e ka lene shtepine bosh, ka marre dhe vajzat dhe Olgen, sepse nuk e ndihmon asnje njeri per dokumentet. Olga ka 12 vjet qe jeton ketu me ne, duhet t'i behen dokumentet. Pse te mos e ndihmoje shteti?", - u shprehen fqinjet e te afermit e Olges. Institucioni i Presidences, si pale e paditur ne kete proces gjyqesor, ka refuzuar te jape arsyen se perse eshte mohuar dhenia e shtetesise shqiptare moldaves, Olga Tofan, me argumentin se informacioni ligjor i eshte percjelle asaj ne menyre zyrtare. Dhe se berja publike e ketij informacioni, sipas presidences, shkel te drejten e privatesise se zonjes Olga Tofan. Familja Bobo e ka perjetuar dramatikisht refuzimin e nenshtetesise nga ana e Presidentit, ndersa gruaja Olga ka humbur nje femije. Refuzimi i fundit eshte argumentuar nga presidenca me faktin se martesa e ciftit eshte bere vetem 6 muaj perpara nisjes se kerkeses zyrtare per nenshtetesine. Cifti eshte larguar nga Shqiperia dhe nuk mund te kthehet, nese nuk zgjidhet problemi i nenshtetesise. Ata kane marre persiper te largojne edhe vajzat nga shkolla, Roksana 11 vjec, Aleksandrina 10 vjec dhe Rozalia 6 vjec.
Kushtet qe duhet te plotesoje shtetasi i huaj per te fituar shtetesine shqiptare
Shtetasit te huaj i lind e drejta te per te kerkuar shtetesine shqiptare me natyralizim kur plotesohen kushtet vijuese:
1. Te kete mbushur moshen 18 vjec. Llogaritja behet ne diten e berjes se kerkeses
2. Te kete banuar ligjerisht ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne menyre te
vazhdueshme, per jo me pak se 5 vjet.
3. Te kete banese dhe te disponoje te ardhura te mjaftueshme.
4. Te mos kete qene ndonjehere i denuar (ne Republiken e Shqiperise ose ne ndonje vend tjeter) per vepra penale, per te cilat ligji parashikon denime me jo
me pak se 3 vjet heqje lirie. Perjashtim nga ky rregull behen ne rastet kur vleresohet se denimi eshte dhene per motive politike.
5. Te kete njohuri, te pakten fillestare, te gjuhes shqipe.
6. Dhenia e shtetesise shqiptare te mos preke sigurimin dhe mbrojtjen e Republikes se Shqiperise.
I huaji qe eshte i martuar me nje shtetas shqiptar prej jo me pak se 3 vjetesh, ne rast se
deshiron, mund te fitoje shtetesine shqiptare me natyralizim edhe ne qofte se nuk
ploteson kushtet e neni 9, pikat 2 dhe 5, ne kete rast i huaji duhet te kete banuar, ne
menyre te vazhdueshme dhe te ligjshme, ne territorin e Republikes se Shqiperise te
pakten nje vit.