E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi 77 persona, Anders Breivik sërish sot para gjyqit

OSLO- Anders Breivik, njeriu i cili ka pranuar vrasjen e 77 personave, 8 të vrarë në një shpërthim bombe në Oslo ndërsa pjesa tjetër në një kamp të rinjsh në ishullin Utah, do të dalë sërish para gjykatësve të Oslos.

Breivik është deklaruar i pafajshëm në ditën e parë të gjykimit të hënën.Ai ka thënë se vendosja e makinës-bombë, që ka vrarë tetë persona në Oslo, dhe vrasja e 69 të rinjve në një ishull jashtë kryeqytetit, ka qenë për “vetëmbrojtje” dhe jo një akt kriminal.

Breivik ka thënë se po lufton për të shpëtuar Evropën nga Islami dhe multikulturalizmi. Nëse gjykata arrin të vërtetojë se ai ka probleme mendore, Breivik pritet të dërgohet në një spital psikiatrik, por nëse gjendja e tij mendore do të cilësohet e mirë ai do të vuajë dënimin në burg.

Breivik përballet me një dënim prej 21 vitesh, ndërkohë që dënimi mund të rritet për ta mbajtur autorin e dyshuar të masakrës së Norvegjisë, në burg të përjetshëm. Vete ai nuk ka shprehur deri tani asnjë brerje ndërgjegje për aktin kriminal, c’ka është cilësuar një provë e rëndë për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›