E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: çdo përpjekje për autonominë e universiteteve

Duke përshëndetur ceremoninë, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë dhe nderimin e veçantë, që ishte pjesëmarrës, në këtë ditë të shënuar, në jetën e çdo studenti.

“Dita e diplomimit është dita e kurorës të njërës prej ëndrrave më të bukura tuajat, por edhe të prindërve tuaj. Ju shndërroni në realitet njërin nga projektet më madhore dhe shënoni një fillim të ri, të madh për veten, familjen, Durrësin dhe mbarë shoqërinë”, u shpreh Kryeministri.

Duke vlerësuar progresin e këtij universiteti, në vite, Kryeministri theksoi se zhvillimi i vrullshëm i arsimit universitar shtron si emergjencë, reformimin e tij në vazhdimësi. Në këtë kontekst, kryeministri garantoi se qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për autonominë e universiteteve.

“Historia e qytetërimit ka faktuar se universitetet kanë përmbushur misionin e tyre të zhvillimit të kombeve, vendeve, vetëm e vetëm kur ato kanë patur të garantuar pavarësinë e tyre.” tha kryeministri.

Gjatë kësaj ceremonie u diplomuan me “Diplomë të nivelit të parë” dhe ‘Diplomë”, 442 studentë të degëve të ndryshme. Në katër vite në këtë universitet kanë studiuar 4500 studentë, ndërsa gjatë vitit akademik 2009- 2010 janë hapur programe të reja studimi, duke kompletuar në këtë mënyrë profilin akademik të universitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›