Subashi: Drejtësia të hetojë pasurinë e Priftit
Deputeti socialist, Armando Subashi, ka kërkuar që ministri në fjalë të japë shpjegime për pasurinë e tij, duke nënvizuar se Prifti ka përfituar mesatarisht 15 mijë euro në muaj.
“Dje Dritan Prifti iu përgjigj akuzave të opozitës duke hedhur baltë e duke lëshuar shpifje të denja vetëm për një njeri që ka humbur logjikën. Por të gjitha këto janë veçse përpjekje të kota për të larguar vëmendjen nga kjo histori korrupsioni marramendës. Sot Partia Socialiste e përsërit kërkesën që Ministri i Ekonomisë të na sqarojë sesi funksionon kjo mrekulli ekonomike që u lejon Ministrave të qeverisë Berisha-Meta të fitojnë 1.8 milion euro ose 2 miliardë e gjysmë lek në një vit të vetëm si ministër”, u shpreh deputeti Subashi.
Ai shtoi se “Prifti dhe kolegu i tij i partisë Petrit Vasili duhet të na shpjegojnë lidhjen me kompaninë farmaceutike Megafarma prej të cilës Dritan Prifti ka marrë 1.8 milion euro ose 2 miliard e gjysme lek. Si shpjegohet që kjo kompani në pronësi të rrethit familjar të Petrit Vasilit, e cila ka fituar miliona euro tendera ilaçesh, i paguan miliona euro një tjetër ministri të LSI për aksionet e një firme fantazmë?”
Ai kërkoi nga organet e drejtësisë që të hetojnë këto lidhje korruptive e klienteliste të ministrave të LSI me bizneset dhe për milionat e fituara prej tyre në mënyrë korruptive.