BE fut në axhendë heqjen e vizave për Shqipërinë
Presidenca belge ka futur në axhendën e saj gjashtëmujore shqyrtimin e heqjes së vizave nga ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian.
Me shqyrtimin dhe miratimin nga ana e këtyre ministrave, Shqipërisë dhe Bosnjës i çelet përfundimisht “porta” e heqjes së vizave tre mujore. Shqyrtimi për heqjen e vizave do të bëhet më datë 8 dhe 9 nëntor të këtij viti, çka heqja përfundimtare mund të bëhet në fund të nëntorit, e duke marrë parasysh periudhën 20 ditore të hyrjes në fuqi të vendimit, atëherë i bie që vizat të hiqen më 28 nëntor, Festën Kombëtare të Shqipërisë.
Për të arritur deri këtu, të gjithë ministrat e Brendshëm të BE-së duhet të bien dakord për ndërmarrjen e një vendimi të tillë, çka do të ndikojë edhe vëzhgimet e fundit të ekspertëve të unionit që sapo përfunduan një vizitë të tyre në Shqipëri.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen e vizave, qytetarët shqiptarë të pajisur me pasaporta biometrike kanë të drejtë të udhëtojnë në vendet anëtare të BE-së jo më shumë se 90 ditë.
Ata nuk kanë të drejtë të punojnë në këtë vende. Megjithatë, shqiptarët nuk do të mund të udhëtojnë me këtë regjim në Britani dhe Irlandë, as në Zvicër dhe në Norvegji, dy vende këto jashtë BE-së.
Gjithsesi, edhe Bullgaria, Rumania dhe Qiproja kanë marrëveshje të pjesshme me Shengen, çka do të thotë se qytetarët tanë do të duhet të pajisen me vizë pranë konsullatave për të shkuar në këto vende.