E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha çel fushatën në Durrës: Ata janë bllokimi, heqim vizat edhe me SHBA-të

berisha-pdDurrës- Pas Tiranës, Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale edhe në qytetin e Durrësit. Pas fjalës së kandidatëve të këtij qarku, që udhëhiqen nga ministri Eduard Halimi, foli kryeministri, i cili u shpreh se në qëndër të programit të kësaj partie janë qytetarët. Sipas tij në mandatin e ardhshm prioritet është integrimi i vendit, ndërsa tha se do të bëhet e mundur edhe heqja e vizave me SHBA-të.

Sipas shefit të qevrisë, përballë PD-së është altrenativa e mashtrimit dhe bllokimit, duke thënë se PS-ja kërkon që qytetarët të punojnë për të, ndërsa partia që ai drejton kërkon të kundërtën.

Cila është alternativa tjetër. Alternativa tjetër është e rritje së taksave, shkatërrimit të vendeve të punës, të largimit të investitorëve. Është Shqipëria që qytetarët të punojnë për qeverinë. E jona është që qeveria të punojë për qytetarët. Cila është alternativa jonë, është më serioze, e realizimeve të sigurta. E përpjekjeve të ndjeshme. Tjetra është alternativë pa ide, me fjalë me kilometra, me tonelata fjalë, trillime dhe trishtime. Edi Rama përdor mashtrimin dhe vetem dhe vetëm të mërzisë zgjedhjësit. Të ngjallë dëshmëprimin siç ka shpirtin. Qytetarë dhe qytetare, për çdo shqiptar kjo ditë, asgjë ska më jetike se integrimi evropian. E të vish këtu ditën e Evropës, pasi ke bllokar vendin tënd, për 250 ditë. Të betohesh për integrimin, të betohesh për Evropën, je si Nastradini ose hipokrit i lindur dhe i pashpresë,- tha Berisha

Kryeministri ka kërkuar që qytetarët e Durrësit më 23 qershor të votojnë Partinë Demokratike, pasi sipas tij ajo ka kryer një sërë suksesesh në rrugën e integrimit evriopian, duke thënë se opozita nuk ka bërë asnjë hap pozitiv në këtë aspekt.

Si ka mundësi, 22 vjet me radhë të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit. Anëtarësimi në KiE, NATO, firmosja e stabilizim asocimit, liberalizmi i vizave, propozimi për satusin kandidat, të lidhnen vetëm me emrin e PD-së. Si ka mudësi që kjo parti në 20 vite nuk ka një firmë të vetme në integrimin e vendit drejt botës perëndimore. Nuk ka, sepse e vërtetë e pamohueshme, atëherë kur deklaronin për KiE-në se molla nuk është pjekur, në krye të partisë ishinin bolshevikë të vertetë. Nuk kanë vendosur firmë, jo se i penguam ne, por në shpirtin e tyre ata ndjehen ndryshe,- vijoi ai.

Shefi i akezkutivit u shpreh si prioritet i mandatitt të ardhëshm do të jetë qytetari. Sipas tij alternativa dekmokratike futet në zgjedhje me programin më të mirë në të gjitha kohrat, duke thënë se prioritet dio të mbetet punësimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›