E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha debuton me Norvegjinë

Valon Berisha ka debutuar me Kombëtaren A të Norvegjisë, në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, e cila u zhvillua të dielën paradite në Bangkok të Tajlandës, në kuadër të turneut King’s Cup.

18-vjeçari është inkuadruar në lojë në minutën e 62-të në vend të Alexander Soderlundit. Kjo ndeshja, e cila u zhvillua në praninë e 3 mijë shikuesve, përfundoi baras, 1:1. Për danezët, shënoi Simon Makienok Christoffersen në minutën e 71-të, kurse për norvegjezët, Tarik Elyounoussi (79).

Kombëtarja Norvegjeze është grumbulluar në Tajlandë për të parë nga afër disa talentë të rinj norvegjezë, në mesin e tyre edhe futbollistin kosovar, i cili është lindur në Suedi. Sezonin e kaluar, Berisha pati paraqitje të shkëlqyeshme me skuadrën e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez.

Sipas medieve të këtij vendi, talenti i Berishës nuk ka qenë vështirë të vërehet. Pas debutimit, talenti kosovar shpreson që ta gjejë edhe golin e tij të parë për Kombëtaren A. Ndeshjen e ardhshme, Norvegjia do ta luajë më 18 janar kundër Tajlandës, ndërsa më 21 janar do të luajë me Korenë e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›