E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, deputeteve te PS: Po me Pezen c'kishit

Kryeministri Sali Berisha, i kerkoi dje nje pergjigje opozites se cfare paten qe reaguan edhe per nje levizje teper vleresuese, si ajo e shpalljes se shtepise se deputetit Dashamir Peza, muze. Ne vazhden e debatit dhe replikat ne seancen plenare te pasdites, kreu i qeverise u shpreh i cuditur nder te tjera qe socialistet, reaguan per nje vleresim te tille. "Po me Pezen c'kishit. E ktheva muze shpine, duke njohur vlerat e saj. Ne vend te me falenderonit per vleresimin qe bera, reaguat. Ja se ku ju con ju antiberishizmi, ngriheni ndaj gjerave te tilla. Une e shpalla muze, per te korrigjuar gabimet e bera me pare dhe ju nuk me falenderoni, por u versulet", tha kryeministri. Ne replike me te, kreu i grupit socialist, Gramoz Ruci i kerkoi shpjegime se cfare pati qe nderhyri ne Peze. "Po me Pezen cfare pate, pronarit te vertete i nxore eshtrat nga varri. Te birit po i merr shtepine",-tha Ruci. Ne nje kohe qe kryeministri theksoi se shtepine e shpalli muze, duke korrigjuar gabimet e se kaluares. Berisha i tha opozites se duke mbajtur si parim ate qe ai e quajti "antiberishizem", opozites po i kthehet ne kunder-arme. Ne kete kuader, kryeministri gjeti rastin te ftoje edhe njehere nga foltorja e Kuvendit, opoziten qe keto procese te medha per Shqiperine, si liberalizimi i vizave dhe rruga drejt integrimit te vendit, kane nevoje per avokate, per zerin e fuqishem te qeverise, parlamentit dhe sigurisht te opozites. "Nuk e kuptoj se cfare leverdie keni qe kundershtoni keshtu. Vendimet historike per Shqiperine, u moren edhe pse ju ishit ne cadra dhe ngritet kamp, para zyrave te mia. Kur ne Bruksel merrej vendimi per vizat, ju ngritet cadra. Por ama mos e harroni qe kur ju ndermoret keto qendrime, nderkombetaret moren vendimet me te rendesishme per Shqiperine", reagoi Berisha. Ai i beri edhe njehere thirrje opozites qe te shfrytezoje keto momente dhe te bashkepunoje ne te miren e se ardhmes se vendit. "Ta bejme Shqiperine Evropiane. Duhet ta kishit kuptuar tashme se beteje me mullinjte e eres nuk zhvillohen", theksoi kryeministri, duke shtuar se problemin madhor qe kishte Shqiperia, zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, e zgjidhi ne 28 qershorin e kaluar. R.Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›