E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Gjyqtaret, pse ndryshon rregullorja

Rozeta Rapushi
Nje prej anetareve te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, Viktor Gumi, shpjegoi dje se ndryshimi i rregullores se Kuvendit per proceduren e zgjedhjes se anetareve te gjykatave, eshte nje permiresim i dukshem dhe sjell me shume transparence. Gumi sqaroi se mazhoranca, sjell me keto ndryshime permiresime te dukshme ne procedurat parlamentare, qe rrisin transparencen e vendimmarrjes se Parlamentit, llogaridhenien, njekohesisht edhe nivelin e perfaqesimit qe ky Kuvend ne emer te gjithe popullit shqiptar ushtron. "Ne kendveshtrimin tone, diskutime te tilla nuk mund te vijojne pafund duke i dhene fund taktikes se bojkotit dhe bllokimit te punes se Parlamentit. Eshte nje procedure e cila ka filluar te vendoset tashme ne kete Parlament, eshte nje procedure e nevojshme dhe e domosdoshme per t'iu pergjigjur realitetit dhe zhvillimeve me te fundit qe ka pasur Parlamenti shqiptar dhe natyrisht eshte nje procedure e cila garanton dhe siguron transparencen te njejte me vendet e tjera te Evropes Perendimore", informoi Gumi. Sipas tij, nje proces i tille i kushton vemendjen e duhur si nga ana e Parlamentit, si nga ana e aktoreve te tjere si edhe nga ana e shoqerise civile, e cila monitoron aktivitetin e Kuvendit, kandidateve per gjykata. Gumi shtoi se diskutimet dhe shqyrtimet per kete ceshtje do te vijojne dhe ne fund, brenda nje afati te arsyeshem kohor dhe larg taktikave te zvarritjes dhe te bllokimit, do te vendoset njekohesisht si keshill edhe si seance plenare. Gjate mbledhjes se djeshme, pati jo pak debate mes anetareve te keshillit, per ndryshimin e rregullores ne procedurat se si do te votohen anetaret e gjykatave dhe procedura e shqyrtimit te tyre. Socialisti Gramoz Ruci, kerkoi me shume kohe dhe analize, se si duhet te ndryshoje ky proces. Sipas anetareve te opozites, nevojitet te merret kohe, per diskutimin e permbajtjes dhe per shkembimin e metejshem te argumenteve. Kryetarja e Kuvendit kerkoi qe materialet lidhur me modelet e ngjashme te parlamenteve te tjera, te studiohen nga te gjithe koleget perpara se diskutimi rreth amendamenteve, te vijoje ne Keshill. Deputete te mazhorances, kane propozuar qe te ndryshohet rregullorja e Kuvendit, ne menyre qe votimi per zgjedhjen apo jo te anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte te jete i hapur dhe jo me i fshehte. Si dhe qe Komisioni i Ligjeve te kete kohe me te gjate per shqyrtimin e kandidaturave dhe te realizohet nje prezantim i gjere dhe publiku te njihet me kandidatet per gjykata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›