Ministrat e BE: Nuk ka asnje pengese per vizat
Menjehere pas takimit te ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian, presidenca spanjolle ka bere te ditur, se asnje shtet anetar i Bashkimit Evropian nuk eshte kunder heqjes se vizave te Shqiperise me BE-ne dhe se nuk ka asnje rezerve politike, per heqjen e vizave. Keshtu ka bere te ditur ministri spanjoll Alfredo Perez Rubalcaba, ne perfundim te mbledhjes se ministrave te Brendshem te BE, ne te cilen u diskutua pikerisht ceshtja e heqjes se vizave. "Asnje shtet anetar i BE-se nuk eshte kunder heqjes se vizave afatshkurtra me Shqiperine dhe Bosnjen. Te gjithe shtetet anetare e duan kete. Ka disa shtete qe kane qendrim me te kujdesshem dhe duan te sigurohet teresisht, qe Shqiperia dhe Bosnja i permbushin kushtet. Komisioni Evropian do te dergoje ekspertet ne vere dhe ne kete menyre besojme, se do te jete e mundur qe ne vjeshte te jete e mundur marrja e vendimit per liberalizimin", ka qene deklarata e ministri te Brendshem spanjoll, vendi qe mban dhe presidencen e radhes te BE, Alfredo Perez Rubalcaba. Sipas tij, thelbi i ceshtjes eshte qe te gjithe jane dakord ne parim dhe se ka vetem disa shtete qe mendojne, se ndoshta koha qe mbetet do te beje te mundur, qe te arrijme objektivat qe kemi vene. "Komisioni Evropian dhe Presidenca mendojne se te dyja vendet po punojne mire dhe se do te arrihen objektivat. Une nuk kam degjuar asnje rezerve politike per heqjen e vizave. Te gjithe jane te mendimit qe kjo te behet. E vetmja gje, eshte qe disa shtete mendojne se i duhet dhene kohe ketyre vendeve per te permbushur kushtet, por e perseris, se Komisioni dhe Presidenca mendojne se te dyja vendet kane bere progres", ka qene deklarata e ministrit te Brendshem spanjoll, teksa ka garantuar edhe nje here dy vendet e Ballkanit Perendimor, Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen se levizja e lire e qytetareve te te dy vendeve eshte nje vendim i sigurt. Ndonese ka shprehur vullnetin pozitiv te BE-se per liberalizimin e vizave, zyrtari spanjoll ka nenvizuar gjithashtu se Shqiperia e Bosnja kane ende pune per te bere. "Nuk pati rezerva politike per liberalizimin e vizave, por disa vende shpresonin qe kushtet te ishin plotesuar. Shqiperia dhe Bosnja kane bere perpjekje, por kane ende nje cope rruge per te bere", ka deklaruar Rubalcaba. Ai ka shtuar me tej se Bashkimi Evropian do te ndjeke nga afer ecurine e dy vendeve ballkanase ne permbushjen e kritereve. Vetem dy dite me pare, ne samitin e mbajtur ne Sarajeve mes vendeve te Bashkimit Evropian dhe atyre te Ballkanit Perendimor, nga ana e BE eshte dhene nga garanci maksimale jo vetem per liberalizimin e vizave ne nje kohe sa me te shkurter por dhe per integrimin e ketij rajoni ne Bashkimin Evropian, duke e cilesuar nje nisme te tille nje objektiv maksimal dhe te detyrueshem per t'u realizuar nga keto dy vende. A.G