E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Bregu: Po shtremberoni deklaratat e nderkombetareve

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, informoi dje Kuvendin, se ne Luksemburg u tha diten e djeshme po nga komisionerja Malmstrom se vjeshta eshte periudha kur pritet te merret edhe vendimi per liberalizimin e vizave. Duke e vleresuar si nje lajm shume te mire dhe rikonfirmim te asaj qe nderkombetaret kane thene deri me sot per kete ceshtje, Bregu kritikoi ashper opoziten per kundershtimet e saj te vazhdueshme dhe shtremberimet e cdo deklarate pozitive ndaj Shqiperise. "Ju jeni te prirur qe te shtremberoni deklaratat e nderkombetareve. Pasi hidhni nje lum akuzash dhe genjeshtrash, Rama con nje leter per vendimet historike te nderkombetareve per Shqiperine ne variantin "me ka cu mami te laj gojen", theksoi Bregu. Ajo akuzoi direkt kryetarin e opozites Edi Rama, qe cdo deklarate qe ben e kundershton menjehere me pas. "Kemi nje kryetar opozite qe nje here thote se nuk jam politikan pastaj thote se jam e sillet si i tille dhe qe jep edhe ultimatume. Por paska pasur te drejte Rama kur thote se nuk eshte politikan e na zhgenjen cdo dite te gjitheve", tha Bregu. Ajo u beri thirrje deputeteve socialiste, qe te mos i bejne me "fresk" kryetarit te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›