E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtem: Heqja e vizave, mbeshtetje e plote

Kreu i diplomacise shqiptare vleresoi se Samiti i Sarajeves eshte evenimenti i trete me i rendesishem per rajonin tone, organizuar nga BE pas samitit te Zagrebit dhjete vjet me pare dhe atij te Selanikut ku per here te pare Ministri i Jashtem i Kosoves ulet si i barabarte me te gjithe perfaqesuesit e tjere dhe fjala e Kosoves degjohet me shume vemendje. Ne komunikimin e djeshem per mediat, Meta tha se pervec angazhimeve te theksuara nga te gjithe personalitetet pjesemarrese per rendesine e perfshirjes se Kosoves ne te gjitha nismat rajonale dhe integruese duke filluar sa me shpejt me procesin e liberalizimit te vizave dhe duke vijuar me tej edhe me vete ceshtjen e anetaresimit, berjes pjese edhe te Kosoves ne BE. Sipas tij, ky eveniment shume i rendesishem i kushtoi nje vemendje te vecante Ballkanit Perendimor, por per nje kohe te gjate te vete nismes se ketij takimi te nivelit te larte, te pergatitjeve, te mesazheve. "Mbeshtetja e plote per heqjen e vizave, unanime dhe politike pa dyshim qe eshte nje moment shume pozitiv, eshte nje moment shume i rendesishem pasi ne kete menyre jepet nje mesazh i qarte se, Integrimi Evropian eshte nje proces i prekshem dhe pas ketij hapi, pa asnje diskutim dhe hapa te tjere do te vijojne", nenvizoi nder te tjera ministri i Jashtem shqiptar. Me tej, ai tha se u theksua mbeshtetja se per te pershpejtuar perspektiven evropiane mbetet shume i rendesishem bashkepunimi rajonal i vendeve te rajonit tone, sidomos ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar. Sipas tij, kjo ngjarje e cila u zhvillua pikerisht ne nje qytet qe perben brengen me te fresket te Evropes, eshte nje shprese e rendesishme per te gjithe rajonin tone sepse thekson nje angazhim te qarte, te vendosur dhe te palekundur te BE-se per te vazhdua politiken e zgjerimit ne te ardhmen pikerisht me Ballkanin Perendimor.
Debati ne Kuvend
Opozita

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›