Berisha dhe Basha hera e dyte se bashku
Kryeministri Sali Berisha ne kulmin e fushates elektorale ka qene dje prezent ne nje takim te komunitetit mysliman qe u zhvillua ne perkujtimin e ditelindjes se Profetit Muhamed. Berisha i shoqeruar edhe nga kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulezim Basha mori pjese paradite ne kete ceremoni. Ne kete takim te zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve te binte ne sy fakti se kjo eshte hera e dyte qe Berisha shoqerohet nga Basha pas shpalljes se kandidatures se ketij te fundit per kryetar te Bashkise se kryeqytetit. Mesa duket pjesemarrja e Kryeministrit dhe kandidatit te mazhorances per Tiranen ne kete aktivitet lidhet edhe me rendesine e madhe qe ka komuniteti mysliman ne zgjedhjet lokale te muajit tjeter. Ndersa pasditen e djeshme Berisha prezantoi ne Peqin kandidatin e PD-se ne kete Bashki Ilir Rrushin dhe kandidatet e koalicionit Aleanca per Qytetarin per komunat e kesaj zone. Gjate fjales se tij ne keto aktivitete Kryeministri Berisha e vuri theksin tek refuzimi i rruges qe ofrojne socialistet ne keto zgjedhje duke e krahasuar ate me rrugen qe paraqiste diktatori Enver Hoxha. Ftoj shqiptaret ta percmojne rrugen e vetme qe ju ofrohet dhe te zgjedhin rrugen e Zotit - deklaroi Berisha ne Peqin duke theksuar se ky ishte edhe nje nga mesazhet qe jepte Profeti Muhamed. Ndersa gjate fjales se mbajtur ne Tirane ne Pallatin e Kongreseve Kryeministri Berisha deklaroi se ishte nje nder i madh per te qe ndodhej prane ketij komuniteti ne kete dite te rendesishme qe perkujtonte ditelindjen e Profetit. Me keni bere nder te madh qe me keni ftuar ne kete dite ta festojme se bashku me ju dhe ju uroj juve gezuar kete dite te madhe ju te gjithe besimtareve myslimane shqiptare por edhe te gjithe besimtareve te Zotit - deklaroi Berisha duke e quajtur Profetin Muhamed mesazhier te madh dhe te pervuajtur te te gjithe fuqishmit Zotit. Gjate fjales se tij Berisha citoi shume nga vargjet dhe mesazhet e Profetit duke i lidhur ato edhe me prioritetet e qeverise qe ai drejton. Nje nga mesimet me themelore te Profetit ishte drita arsimi shkollimi. Boja e femijeve te shkrimit ne shkolle eshte me e shenjte se gjaku i martireve do te mesonte Profeti. Ndaj dhe sot ne ndihemi se cdo familje shqiptare qeveria shqiptare po ben gjithcka per shkollimin sa me te mire sa me dinjitoz te femijeve te vet - deklaroi Berisha duke shtuar se qeveria ka menduar edhe per sistemin arsimor fetar ne vend. Po keshtu Berisha e vuri theksin e fjales se tij edhe tek pjesemarrja e Shqiperise ne NATO duke shtuar se ne kete menyre shqiptaret po kontribuojne per lirine e popujve myslimane. Profeti qe ne nderojme sot ishte Profeti i lirise. Te ndihmojme te shtypurit myslimane dhe jomyslimane - ishte porosia e tij per te gjithe vdekesoret per te gjitha qeniet njerezore. Ne jemi te vendosur qe ne kuadrin e NATO-s te ndihmojme cdo komb te shtypur kudo qe ndodhet dhe NATO vendos te ndermarre operacione lirie per te - shtoi Berisha. Nga ana tjeter kreu i qeverise u kthye edhe pas ne kohe kur theksoi se periudha me e erret ne Shqiperi ka qene ajo gjate regjimit komunist ku shqiptareve ju ndalua te besonin.