Rama Taksat per qeverine nuk investohen
Kandidati socialist per Bashkine e Tiranes Edi Rama ka vijuar edhe dje fushaten elektorale ne njesine Bashkiake nr. 1 ku eshte shoqeruar nga garuesja per kryetare Lindita Nikolla. Sikurse gjate diteve te fundit kreu socialist i eshte permbajtur ceshtjes se taksave dhe sqarimit te opinionit mbi te verteten e shperndarjes se tyre mes qeverise qendrore dhe pushtetit lokal. Rama gjithashtu ka nenvizuar edhe dallimin sipas tij ne administrimin e parave publike duke vleresuar se me vetem 5500 leke ne muaj bashkia e drejtuar prej tij ka transformuar infrastrukturen e bllokut 59 ne njesine nr. 1. Me 5500 leke te vjetra ne muaj kontribute per bashkine shikojeni vete si u transformua nga nje baltovine ne nje lagje normale dhe keshtu do te transformohen te gjitha lagjet e Tiranes. Problemi eshte se cfare behet me 50 here me shume qe i paguani ne muaj qeverise. Ato ku vene Mesatarisht 1 milion paguan biznesi vogel per te gjithe keto pune te medha qe behen per pastrim ndricim gjelberim. 4 milione meter katrore blloqe banimi jane transformuar 4 here me shume i merr qeveria... eshte shprehur Rama ne biseda me disa banore te zones.