E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët Withers, Montobio e Lohan, presion Ramës për ulje në tryezë pa kushte

Pas dështimit në Strasburg, kreu i PS-së takon ambasadorëtNdërkombëtarët ashpërsojnë gjuhën ndaj pretendimeve të opozitës shqiptare, lidhur me situatën politike në vend, nisur nga bojkoti i tejzgjatur i parlamentit. Ambasadorët e SHBA, BE dhe KE, përkatësisht, Withers, Montobio dhe Lohan, i kërkuan dje kryesocialistit Edi Rama që t’i drejtohet sot, pa kushte, tryezës së thirrur nga Presidenti Topi. Për kapërcimin e këtij ngërçi, ndërkombëtarët fajësojnë drejtpërdrejt opozitën me pretendimet e saj që nuk kanë asnjë bazë ligjore apo qoftë edhe përputhshmëri precedentësh kushtetues.   Mbyllja e aventurës së dështuar në Strasburg, për të alarmuar institucionet shqiptare me kërkesat antiligjore, e ka detyruar Edi Ramën, t’u drejtohet ambasadorëve të huaj në Tiranë, për të gjetur strehëzën e fundit. Takimi i zhvilluar dje në mesditë në ambientet e hotel “Sheraton”, mes ambasadorëve Withers, Lohan dhe Montobio nga njëra anë dhe kryesocialistit në detyrë nga ana tjetër, është përqendruar te situata e pakapërcyer politike dhe mundësitë e zgjidhjes së saj në tryezën trepalëshe, që mbahet sot në orën 11.00 nën drejtimin e Presidentit Topi.  Sikurse janë shprehur gjatë ditës këtyre ditëve zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, përfshirë këtu edhe reagimin e sotëm të Partive Popullore Evropiane, duke dënuar bojkotin, mësohet se edhe ambasadorët në Tiranë, i kanë komunikuar Ramës të njëjtin qëndrim: “të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe të rikthejë opozitën në Kuvend”.Krahas këtij kolapsi të imponuar nga ndërkombëtarët, PS është ende e paqartë për pozicionin e saj sot në tryezën e Presidentit. Loja e radhës e Edvinit mori dje pasdite bekimin e pseudoaleatëve majtisë, Gjinushi-Milo-Veliaj, të cilët përbëjnë edhe boshtin e ngërçit politik të sajuar si mos më keq gjatë gjithë këtyre muajve, për vijimin e bojkotit dhe mos heqjen dorë prej kërkesave antiligjore, siç është ajo e hapjes së kutive....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›