Berisha dhe Rama, batuta dhe akuza, shmangin takimin me njëri-tjetrin
Rama akuzon qeverinë për presion ndaj mediave joqeveritare
Eljona Ballhysa
Megjithëse janë ulur në të njëjtën tryezë, Berisha dhe Rama janë treguar të kujdesshëm deri në fund për të mos shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Në forumin mbi ndikimin e krizës ekonomike në media, të organizuar dje nga gazeta italiane “La gazzeta del Mezzogiorno”, dy liderët e politikës shqiptare kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. I pari e ka marrë fjalën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili u shpreh se media në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, ka bërë hapa pas. Duke iu referuar raportit të “Freedom House” për lirinë e medias, Rama citoi se qeveria ka ushtruar presion ndaj mediave të pavarura, duke vendosur gjoba të majme parash.
Më pas fjalën e ka marrë kryeministri Berisha, i cili e nisi fjalën me një batutë. Ai tha se nuk e fsheh kënaqësinë që merr pjesë në një takim ku është i pranishëm edhe kundërshtari i tij, por edhe për shkak se flitet për një çështje të rëndësishme dhe se po të ishte ftuar për një kërcim tangoje, nuk do të kishte pranuar. Berisha e lidhi këtë deklaratë me pjesëmarrjen e një mbrëmjeje më parë në spektaklin “Dancing with the stars” të Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar zhvillimit të mediave, Berisha u shpreh se kriza ekonomike ka ndikuar në zhvillimin e mediave online, ndërkohë që shtoi se mediat klasike, ku futen gazetat tradicionale, kanë dështuar vetëm ato që nuk janë të pavarura. Ai shtoi se siç dështojnë mediat e pavarura, janë të dështuar edhe politikanët e varur nga media, duke iu referuar Ramës. Në përfundim të fjalës së tij, Berisha i tha Ramës se raportet nuk mund të lexohen në forume të tilla dhe e ftoi atë të përballen në një debat televiziv për çështjen e mediave në Shqipëri, si dhe për çdo çështje tjetër. Ndërsa pritej një përgjigje nga Rama për ftesën për një debat televiziv, dy liderët, në fakt, shkëmbejnë batuta. Rama kërkoi ndjesë për largimin e parakohshëm nga forumi për shkak të një takimi elektoral në Elbasan. “Dua t’ju kërkoj ndjesë për largimin, pasi nuk doja që të ngrihesha kur pasfolësi të ishte duke folur dhe nuk doja të bëhesha vonë për në takimin në Elbasan. Se ç’do t’u thosha atyre: që u vonova se isha me Sali Berishën?” - u shpreh Rama, ndërsa pasoi batuta e Berishës, i cili i tha t’i përshëndesë nga ana e tij qytetarët e Elbasanit. “Shoh këtu që ka shumë buzagaz pas çdo fjale të tij (Berishës), por nuk është vendi këtu ku flitet për një çështje të rëndësishme dhe pastaj gjërat janë të ndara; disa dinë të kërcejnë tango dhe disa jo”, - iu kundërpërgjigj kreu i PS-së kundërshtarit politik.
Rama
Duke iu referuar zhvillimeve mediatike në Shqipëri në kohën e një krize botërore politike, Edi Rama tha se media shqiptare ka bërë hapa pas. “Liria e medias në Shqipëri ka njohur hapa pas dhe këto nuk kanë filluar kur kriza ekonomike ka trokitur fort në prag. Media vuan nga mungesa e institucioneve rregullatore, mungesa ligjore dhe politizimi. KKRT-ja është një nga problemet më madhore dhe nyjat më të rëndësishme të një procesi të kapjes së medias për interesa të caktuara. Pa shkuar te TVSH-ja, që është një shëmbëlltyrë që përsëri mendoj se nuk ka nevojë për koment. Raporti i Freedom House thotë se qeveria ka shtuar presionin mbi mediat kritike ndaj saj. Vendosja e gjobave ndaj Top-Medias, ndaj News 24-s dhe mbyllja e dhunshme e gazetës “Tema”. Gjoba me natyrë jo fort ligjore, banditeske që synojnë t’u mbyllin gojës mediave kritike ndaj qeverisë, si Vizion Plus”, - është shprehur Rama.
Berisha
Ndërsa Berisha e pa nga aspekti pozitiv krizën ekonomike. Sipas tij, kjo krizë ka sjellë
zhvillimin e mediave online. “Kjo krizë ishte një apel për mediat që të bëjnë një kthesë më të fuqishme në drejtim të mediave online. Mendoj se fuqizoi shumë karakterin e mediave online. Shpresoj që kjo krizë, me gjithë vështirësitë që i krijoi medias, i ndihmoi ato të marrin fuqishëm një drejtim të ri, i cili përbën dhe perspektivën më të madhe. Qeveria ime mbetet e vendosur të respektojë lirinë e mediave. Unë shpreh një gjë nga eksperienca personale. Mediat janë pushtet, fuqia përcaktohet nga profesionalizimi dhe pavarësia e tyre. Dështojnë mediat që humbasin pavarësinë, dështojnë politikanët që bëhen mediadipendentë. Bazuar në këtë parim unë garantoj se qeveria do të respektojë median, por kërkon edhe pavarësi”, - është shprehur Berisha.
Batutat
Berisha:
“Nuk dua ta fsheh se prania e kundërshtarëve të mi në këtë takim ishte një shtysë e fuqishme për mua që të merrja pjesë. I tillë është shpirti i mediave, e tillë është fjala e lirë. Ju garantoj se po të më ftonit në tango, nuk do isha sot këtu”.
Berisha:
“Dy fjalë dua t’i them zotit Rama: ‘Nuk ka gjë më të trishtuar, - thotë Dante Aligeri, - se të kujtosh kohërat e bukura në hidhërim’. Por, për ne politikanët nuk ka gjë më të trishtuar që të lexojmë raportet e vartësve tanë. Sepse ti lexove një raport të Ditmir Bushatit, sepse ai në atë raport atakon kryetarin e tij Edi Rama për lejet e ndërtimit. Por këto çështje nuk duhet të jenë probleme të forumeve të tilla. Unë jam i gatshëm të përballem me ty në çdo debat televiziv, për çdo çështje që të intereson. Respekti im për opozitën është i palëkundur. Por ne duhet të ruhemi edhe nga bashkëpunëtorët që i shkelin rregullat”.
Rama:
“Dua t’ju kërkoj ndjesë për largimin, pasi nuk doja që të ngrihesha kur pasfolësi të ishte duke folur dhe nuk doja të bëhesha vonë për në takimin në Elbasan. Se ç’do t’i thosha atyre: që vonova se isha me Sali Berishën?”.
Berisha:
“Përshëndeti dhe nga unë”
Rama:
“Shoh këtu që ka shumë buzagaz pas çdo fjale të tij, por nuk është vendi këtu ku flitet për një çështje të rëndësishme dhe pastaj gjërat janë të ndara; disa dinë të kërcejnë tango dhe disa jo”.
Presidenti sqaron dekretin për faljen e të burgosurve
Në një njoftim për shtyp të botuar dje në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës, Drejtoria Juridike e institucionit të Presidentit ka sqaruar procedurën ligjore që kreu i shtetit ndjek për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të dekretimit të faljes. “Pas një vlerësimi të kujdesshëm mbi plotësimin e kritereve ligjore dhe disa kritereve të veçanta, si: qenia i mitur në kohën e kryerjes së veprës penale, gjendja e rënduar shëndetësore dhe mosha e thyer, e cila nuk justifikonte vazhdimin e mëtejshëm të vuajtjes së dënimit, si dhe fakti se disa të dënuar, sidomos gra, ishin nëna të fëmijëve të mitur, një pjesë e të cilëve kishin mbetur pa kujdesin prindëror të asnjërit prind, gjithashtu edhe masën e dënimit të mbetur për të vuajtur, si dhe duke marrë parasysh se sipas referimit të bërë nga ana e institucioneve përgjegjëse mbi edukimin dhe rehabilitimin social të të dënuarve e pasi u bë e qartë se këta persona me sjelljen, punën dhe veprimet e tyre kishin provuar se me vuajtjen e dënimit e kishin përmbushur qëllimin për edukimin dhe rehabilitimin shoqëror, ndaj tyre u aplikua falje tërësisht/ose pjesërisht e dënimit të mbetur për të vuajtur”, - është një nga kriteret që është ndjekur në përzgjedhjen e të burgosurve që kanë përfituar nga falja presidenciale. “Përsa u përket dy të dënuarve, Vehbi Alimuça dhe Fitim Kërxhaliu, vlerësojmë se opinioni publik duhet sqaruar se ndaj tyre, sipas propozimit të bërë nga organet e pushtetit vendor dhe referimit nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, është aplikuar falje e pjesshme e dënimit dhe se ata do të vazhdojnë të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në burg sipas vendimeve përkatëse gjyqësore”, - shkruhet në sqarimin e Presidentit.
24 Prill 2010