E Diel, 1 Nëntor 2026

Naço: “LSI-ja të ketë komisionerët e saj në komisionet zgjedhore”



LSI-ja kërkon përfaqësimin me komisionerë në komisionet zgjedhore. Deklarata është bërë nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço. “Të gjitha partitë parlamentare të përfaqësohen me komisionerë. Nuk janë sot në Parlament edhe parti të tjera që mendojnë se dhe ato duhet të kenë komisionerët e tyre. Ne e kemi vuajtur vetë mospasjen e komisionerëve dhe nuk kërkojmë që për shkak të kësaj formule sot ne përfaqësohemi me komisionerë dhe të përjashtojmë forcat e tjera politike. Ne kërkojmë që dhe këto të përfaqësohen me komisionerë sepse do të ketë më shumë garanci në votimet që po vijnë, siç janë zgjedhjet e pushtetit lokal”, - tha Naço. Sipas tij, nëse ka shumë komisionerë, zvogëlohet mundësia që ata të bëjnë kompromis për vjedhjen e votave. “Ne kemi kërkuar para zgjedhjeve për të pasur komisionerë, për të pasur më shumë garanci në komisione, për të mos pasur bojkotin e njërës dhe të tjetrës ose kompromisin e njërës palë ose kompromisin e dy partive të mëdha në kurriz të partive të tjera të vogla. Ne kemi kërkuar që të gjitha partitë, sidomos ato parlamentare, të përfaqësohen me komisionerë. Do të ketë më shumë mundësi që këta komisionerë të mos bëjnë kompromise me njëri-tjetrin”, - është shprehur Naço.

24 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›