E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, vdes ministri në një aksident ajrorë

Francisco Blake Mora

Sekretari i Punëve të Brendshme të Meksikës, Francisco Blake Mora, vdiq dje në orët e vona të natës në një aksident me helikopter pranë Meksiko- Siti- të. Helikopteri ishte duke fluturuar për në vendin fqinjë të Morelos, në jug të Meksikës, kur ai u rrëzua.

Nga ky aksident humbën jetën tetë personat në bord. Presidenti Felipe Calderon tha se kushtet atmosferike ishin ndoshta për t`u fajësuar. 45- vjeçari, Blake Mora, u emërua në këtë post vitin e kaluar dhe ishte një figurë kyçe në luftën kundër karteleve të drogës.

Helikopteri fillimisht u raportua si i humbur. Disa raporte të mediave meksikane theksuan se në atë kohë kishte shumë re të dendura. Për fat të keq sekretari i brendshëm, asistentët e tij dhe ekuipazhi i helikopterit u gjetën të vdekur, tha zëdhënësja e qeverisë Alejandra Sota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›