Berisha dhe Topalli bojkotojnë ceremoninë e ambasadës amerikane për 4 korrikun
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanë bojkotuar ceremoninë e organizuar nga ambasada amerikane në nderim të ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia organizohet rregullisht ccdo vit nga ambasada dhe në të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit.
Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri i ardhshëm, Edi Rama dhe presidenti Bujar Nishani.
Kjo është ceremonia e fundit e 4 korrikut për Aleksandër Arvizu, që do largohet nga vendi ynë pasi i mbaron mandati.
Përpara ditës së votimeve, kryeministri Sali Berisha tentoi të shesë lajmin e largimit zyrtar të Arvizusë si një largim të parakohshëm.
Kryeministri në detyrë ka provokuar vazhdimisht debate me përfaqësuesit amerikanë në vendin tonë.
Ceremonia u hap me këngëtaren shqiptare Rosela Gjylbegu, e cila këndon himnin shqiptar dhe amerikan, dhe vazhdoi me trupat e marinsave të Ambasadës Amerikane, që performuan ceremoninë e tyre zyrtare.
Ky formacion prej 4 vetësh i marinsave të veshur me uniformën e tyre të plotë, ngre dhe merr flamurin sipas riteve përkatëse. Kjo traditë e hershme e ushtrisë amerikane, nderon flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe ata që i kanë shërbyer vendit./ep