E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ PD: Dyshja Rama- Kokëdhima kërcënuan Kosovrastin. Duan të na grabisin mandatin në Lezhë (VIDEO)

u3_gerti-bogdaniDeputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani doli me një deklaratë për shtyp pas lajmit se përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, është kërcënuar.

Bogdani tha se kryetari i PS, Edi Rama dhe deputeti Koço Kokëdhima duan të grabisin mandatin e Lezhës, ndaj edhe kanë kërcënuar Kosovrastin.

Sot Edi Rama dhe Koço Kokëdhima, me bandat që sollën në pushtet, zhveshën haptas hanxharët e krimit dhe fytyrën e vërtetë të pushtetit të tyre të drogës e vrasjeve.

Sot Edi Rama me përfaqësuesit e tij banditë, që kanë vjedhur me falsifikime mandatin në qarkun e Lezhës, nxorën dhëmbët e tyre të krimit dhe kërcënuan me familje përfaqësuesin e PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, për ankesën që paraqiti për rezultatin e qarkut të Lezhës, të nxjerrë nga kryetari socialist i KZAZ me urdhër të Ramës dhe Kokëdhimës.

Partia Demokratike deklaron se asnjë kërcënim as dhe akt kriminal i dyshes Rama- Kokëdhima nuk do mund të imponojë grabitjen e mandatit me dokumente të falsifikuara nga përfaqësuesit e mazhorancës së drogës dhe parave të pista, tha Bogdani./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›