Berisha: Çdo komunë do lidhet me akset kombëtare
26/08/2011 Librazhd, Kryeministri përuron fillimin e punimeve të rrugës në Hotolisht
“Një seri hidrocentralesh do të ndërtohen në kaskadat e lumit Shkumbin”
Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm dje në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës Hotolisht Qendër-Frarë, me gjatësi 6.2 km. Rruga e cila pritet t’u shërbejë 6850 banorëve do të jetë e parametrave evropianë, me dy korsi, e cila do të ndërtohet me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka një kosto me vlerën 146 milionë lekë. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u ndal në investimet e bëra në këtë rreth, duke theksuar se gjatë këtyre 4 viteve qeveria do të bëjë gjithçka, që çdo komunë të lidhet me rrugë të asfaltuar me aksin kombëtar. Duke vlerësuar të rëndësishëm partneritetin me qeverisjen vendore, Kryeministri theksoi se, qeveria do të do të financojë çdo projekt që kryetarët dhe Këshillat e Komunave do të miratojnë për të ndryshuar për mirë jetën e banorëve dhe fermerëve të tyre. Berisha e cilësoi këtë rrugë si mjaft të rëndësishme, duke u shprehur se “rruga do t’i shërbejë 6850 banorëve dhe shënon një zhvillim të rëndësishëm për projektin tonë për infrastrukturë moderne në të gjitha fshatrat e Hotolishtit dhe të gjithë vendit”. Berisha garantoi banorët e Hotolishtit se "Kjo rrugë ka vlerë prej 146 milionë lekësh, por garantoj se qeveria do të financojë çdo projekt që kryetari i komunës dhe këshilli do të hartojë për të përmirësuar jetën e çdo banori të Hotolishtit. Do të bëjmë gjithçka që Hotolishti të ketë ujë, kanalizime, ujitje, me qëllim që Hotolishti dhe fermerët e tij të mëkëmben gjithnjë e më shumë”, tha Berisha. Kryeministri theksoi se për fermerët e Hotolishtit dhe fshatrave të tjerë prioritet duhet të jetë punimi i tokës dhe mbjellja e drurëve frutorë. “Të bëjmë gjithçka, theksoi Kryeministri, që drurët jo frutorë t’i zëvendësojmë me drurë frutorë, me të cilët mund të garantojmë të ardhura shumë më të mira për të gjithë". Ndërsa, duke u ndalur tek pasuritë ujore dhe minerale të Librazhdit, Berisha u shpreh se "janë një seri hidrocentralesh që do të ndërtohen në kaskadat e lumit Shkumbin”, – nënvizoi kreu i qeverisë.