Berisha drekon me Arvizunë, javën tjetër do jenë të dy në Uashington
Ashtu siç ishte paralajmëruar, për më shumë se një orë e gjysëm kryeministri Sali Berisha ka drekuar me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Të dy kanë qenë të shoqëruar nga bashkëshortet gjatë kësaj dreke. Arvizu pati bërë me dije dje se takimi me Berishën organizohet përpara vizitës së kryeministrit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha pritet të shkojë javën e ardhshëm në SHBA, ku do festojë 100 vjetorin e organizatës Vatra, për të cilën dha edhe një fond për festimet. Po ashtu Berisha do ketë takime në Departamentin e Shtetit, por nuk është saktësuar se me kë. Javën tjetër në Uashington pritet të jetë edhe vetë Arvizu. Vatra thotë se Arvizu ka pranuar një ftesë për të qenë i pranishëm në festimet e 100 vjetorit. Ambasadori amerikan do takojë edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli përpara nisjes.