E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi ndal kampionët e Evropës

Josep Guardiola dhe Roberto Di Matteo (Getty Images)

Dëshpërimi i Mesit (foto Reuters)

Çelsi ka fituar me rezultatin 1-0, takimin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Londinezët kanë fituar ndeshjen e parë me një rezultat favorizues, pasi një gol në ndeshjen e kthimit do të ishte vdekjeprurëse për Barcelonën.

Goli i Drogbasë, i shënuar në sekondat e fundit të pjesës së parë ishte vendimtar duke bërë që Di Mateo të gjejë formulën për të ndaluar ekipin kampion të Evropës.

Gol, i cili erdhi pas një kundërsulmi të realizuar nga Çelsi pas gabimit trashanik të Lionel Mesit. Gjithsesi ekipi që dominoi takimin ishte Barcelona.

Sançes, Fabregas, Pedro, Busket, Andriano dhe Pujol ishte ata të cilët dështuan në tentativat për të mposhtur Peter Çeh.

Tani do të pritet takimi i kthimit, për të mësuar se cila skuadër do të shkojë në finalen e Ligës së Kampionëve. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›