Berisha e Meta firmosin ndarjen e posteve në qeverinë e re
LSI-ja merr 4 poste në qeveri dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit. Berisha dhe Meta shprehin besim për qëndrueshmërinë e qeverisë
Eljona Ballhysa
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta firmosën dje pasdite marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin e qeverisë së re. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, LSI-ja do të marrë në qeverinë e re të PD-së katër poste, ku përfshihet posti i ministrit të Jashtëm dhe i zëvendëskryeministrit, që do të mbahen nga Ilir Meta, postin e ministrit të Shëndetësisë, që do ta mbajë Petrit Vasili, postin e ministrit të Ekonomisë, që do ta mbajë Dritan Prifti, si dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit. Marrëveshja gjithashtu parashikon që LSI-ja të ketë 20% të përfaqësimit në nivele të tjera të pushtetit, si dhe bashkëpunimin në zgjedhjet lokale dhe në ato parlamentare të vitit 2013. Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvand Bode, dhe kryetari i LSI-së, Meta, i shoqëruar nga Edmond Haxhinasto, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe u angazhuan për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshime këto që do të synojnë përfshirjen e faktorëve politikë. Të dy politikanët e vlerësuan këtë marrëveshje dhe shprehën besimin për qëndrueshmërinë e bashkëpunimit dhe arritjen e objektivave të rëndësishëm për vendin, siç janë integrimi europian dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. Berisha e Meta dënuan qëndrimin e kreut të opozitës për bojkotim të Parlamentit.
Bashkëpunimi
“PD-ja e LSI-ja firmosin sot marrëveshjen e koalicionit për qeverisjen e katër viteve që vijnë dhe në vazhdim. Marrëveshje kjo që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit europian. Ky është projekti më kryesor, më kardinal, i mbarë shqiptarëve. Është kthimi në realitet i ëndrrës së tyre. Marrëveshja është me spektër të gjerë, në të cilën e gjejnë veten të përfaqësuar qytetarët që votuan majtas dhe ata që votuan djathtas. Qeveria do të ketë një program më të pasur dhe do të përfaqësojë një spektër më të gjerë interesash për shqiptarët”, - është shprehur kryeministri Berisha, i cili premtoi se brenda vitit të parë shqiptarët do të kenë mundësi të lëvizin pa viza drejt BE-së. Berisha gjithashtu bëri të ditur se marrëveshja me LSI-në do të synojë realizimin e reformës zgjedhore. “Ky koalicion është angazhuar në reformën zgjedhore në të cilën nuk do të ketë persekutim apo diskriminim të faktorëve të rëndësishëm të jetës politike shqiptare, siç ndodhi në këto zgjedhje me LSI-në. Ne angazhohemi për të bërë përpjekje në tërësi për ndryshimin e Kodit Elektoral”, - është shprehur Berisha, ndërsa deklaroi bashkëpunimin me LSI-në edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2013-s. Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij shprehu falënderimet e tij ndaj kryeministrit Berisha për mirëkuptimin e dhënë për pranimin e disa prioriteteve programore të LSI-së. “Jam i kënaqur që shumë nga prioritetet tona përputhen, ndërsa të tjerat kanë gjetur mirëkuptim të plotë. Është një marrëveshje që do t’u shërbejë të gjithë shqiptarëve, që garanton qëndrueshmëri të qeverisjes dhe reforma serioze që do të përshpejtojnë procesin e integrimit europian”, - është shprehur Meta, ndërsa premtoi edhe njëherë se do të hapin 160 mijë vende të reja pune gjatë këtyre viteve.
Meta gjithashtu komentoi akuzat e kreut të PS-së se ka tradhtuar zemrat e shqiptarëve që votuan majtas. Meta bëri të ditur se pavarësisht bashkëpunimit me PD-në ai mbetet socialist. Kreu i LSI-së gjithashtu ka shprehur bindjen se nga suksesi i kësaj qeverie LSI-ja do të shtojë elektoratin e saj. Ndërsa Berisha theksoi edhe njëherë se ai është i hapur të bashkëpunojë me opozitën, ndërsa shtoi se në ditët në vazhdim do të nënshkruajë bashkëpunimin me partitë aleate të koalicionit, si PR-në dhe PDI-në.
Berisha bëri të ditur se i ka bërë ftesë PBDNJ-së dhe pret përgjigje prej kësaj partie.
Postet e LSI-së
Ilir Meta - ministër i Jashtëm, zëvendëskryeministër
Petrit Vasili – ministër i Shëndetësisë
Dritan Prifti – ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës
Nasip Naço – nënkryetar i Kuvendit
20% përfaqësim në të gjitha nivelet e pushtetit
3 Shtator 2009