“Qeveria ka bllokuar fondet e BB”
Shoqata për Autonomi Vendore akuzoi Qeverinë se me qëllim ka bllokuar fondet e akorduara nga Banka Botërore për pushtetin lokal që qeveriset nga e majta. "Shoqata për Autonomi Vendore i bën thirrje Qeverisë që t'i japë fund bllokimit të qëllimshëm të investimeve në bashkitë e drejtuara nga opozita. Anëtarët e saj janë më të vendosur se kurrë se do të përdorin çdo mjet demokratik për të frenuar këtë revansh politik të paprincip dhe antikushtetues që ka ndërmarrë Qeveria Berisha ndaj qeverive vendore" thotë Bledar çuçi.