E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Rama fushatë edhe me zë në telefon

 

Në ditët e fundit të fushatës elektorale, Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kanë zbuluar një metodë të re për të bindur sa më shumë qytetarë që të votojë për secilën forcë politike më 28 qershor. Kështu prej dy ditësh, në telefonat fiks qytetarëve u kanë ardhur thirrje nga numra të panjohur, të cilët pasi i kanë hapur, kanë dëgjuar mesazhet e Ramës dhe Berishës. “Alo, jam Sali Berisha” niste telefonata e regjistruar e Kryeministrit Berisha, i cili, kërkon votat për PD-në me argumentin se kjo forcë politike në katër vjet ka mbajtur premtimet për sa i përket investimeve në infrastrukturë, arsim si dhe anëtarësimin në NATO. “Alo, jam Edi Rama”, nga ana tjetër bën thirrje për të votuar numrin 33 në fletën e votimit dhe për të mos votuar sërish Berishën, i cili sipas Ramës solli Gërdecin dhe nuk liberalizoi vizat me BE-në. Ndërkohë prej disa ditësh Kryeministri Berisha ka përdorur edhe mesazhet (sms) të dërguara nga një nr Eagle, ku u bën thirrje qytetarëve të votojnë për Partinë Demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›