Beteja e votave, mandatet e deputetëve varen edhe nga një votë e vetme
Rëndësia e një vote diferencë merr shkas nga formula “D’hondt”, që përllogarit mandatet
Shaban Sulçe
Ndonëse në Kodin e ri Zgjedhor është sanksionuar sistemi proporcional rajonal, në zgjedhjet e 28 qershorit, në qarqe të caktuara, gara elektorale do të marrë formën e një sistemi maxhoritar, ku fituesi përcaktohet ai kandidat që merr 50%+1 të votave. Kjo formë konkurrimi do të jetë aq decivize dhe përcaktuese, sa një votë e vetme do të vlejë sa një mandat deputeti dhe do të jetë shumë përcaktuese në përballjet në qarqe të caktuara të vendit. Bëhet fjalë për qarqe të tilla, të cilat kanë numër tek mandatesh dhe ku në garë për të përfituar janë vetëm dy koalicione që kalojnë pragun elektorale. Në këtë mënyrë, beteja midis koalicioneve pritet të jetë mjaft e ashpër, qoftë edhe për një votë të vetme.
Formula
Beteja për votën e vetme merr shkas nisur nga formula “D’hondt” që do të përdoret për shpërndarjen e mandateve të deputetëve midis koalicioneve. Sipas kësaj formule, mandati i parë përpjesëtohet me shifrën 1 dhe atë e përfiton menjëherë koalicioni që del forca e parë. Ndërkohë që për këtë koalicion rriten ndjeshëm mundësitë që të përfitojë edhe mandatin e fundit, në rastet kur mandatet në këtë qark janë me numër tek dhe në rastet kur vetëm dy koalicione kanë kaluar pragun elektoral në këtë qark. Por një votë e vetme ka një rëndësi të veçantë edhe për arritjen e pragut elektoral, pasi mund të ndodhë që një koalicioni t’i mohohet e drejta e fitimit të mandatit edhe për një votë. Të njëjtën rëndësi vota ka edhe në garën midis partive aleate brenda të njëjtit koalicion. Në qarqe të caktuara mund të ndodhë që nëse koalicioni X fiton vetëm tri mandate, dy mandate i merr partia kryesore, partia A, ndërkohë që mandatin e tretë e përfiton partia B, e cila mund të ketë një votë më shumë sesa partia C e të njëjti koalicion.
Ilustrimi
Për të argumentuar rëndësinë e një vote të vetme po ilustrojmë me një rezultat të presupozuar në një qark ku konkurrohet për 5 mandate deputetësh. Supozohet se rezultati i koalicionit X është 60101 vota, ndërkohë që rezultati i koalicionit Y është 60100 vota. Pra koalicioni i PS-së fiton vetëm me një votë diferencë. Por pikërisht kjo votë e vetme do të rezultojë decizive në shpërndarjen 3 me 2 të mandateve, dhe kjo votë është po aq e vlefshme dhe decivizive edhe në rast se diferenca midis dy koalicioneve do të ishte 800 vota. Sipas formulës “D’hondt”, mandatin e parë e përfiton koalicioni X, të cilit i pjesëtohen votat me 1. Mandatin e dytë e përfiton koalicioni Y, të tretin X, të katërtin Y dhe të pestin koalicioni X. Pra rezultati del 3 me 2 në favor të koalicionit X.
25 Qershor 2009