“Herald Tribune”: “LSI-ja, faktori kyç i zgjedhjeve të 28 qershorit”
Gazeta ndërkombëtare “International Herald Tribune” në një shkrim që analizon situatën zgjedhore në Shqipëri thekson se koalicioni “Aleanca socialite për integrim”, e kryesuar nga Ilir Meta bashkë me aleatët e tij, do të jetë faktori përcaktues i formimit të qeverisë pas datës 28 qershor. “Ish-kryeministri Ilir Meta, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, mendohet të jetë faktori vendosës që do të vulosë fatin e këtyre zgjedhjeve. Ish-kryeministri Meta ka deklaruar publikisht pozicionimin e LSI-së si një parti e majtë, e cila do të jetë çelësi i fitores, si dhe faktori vendosës i formimit të qeverisë së ardhshme”, - thekson prestigjiozja “International Herald Tribune”.
25 Qershor 2009