E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Rama, takime të veçanta nesër te Topi

Presidenti i Republikës pritet të zhvillojë një takim edhe me ambasadorët e BE, Lohan e Montobio, menjëherë pas takimit të mesditës me liderin e mazhorancës dhe atë të opozitës


Lideri i mazhorancës Sali Berisha dhe ai i opozitës Edi Rama, ftohen nesër në raundin e dytë të bisedimeve te Presidenti i Republikës, për situatën politike në vend. Ndryshe nga takimi i parë, ku liderët politikë organizuan një tryezë të përbashkët, këtë herë Berisha dhe Rama ftohen në takime të veçanta. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga institucioni i Presidencës, kreu i shtetit ditën e martë në vijimësi të tryezës politike dhe kërkimit të gjetjes së pikave të përbashkëta të takimit mes pozitës dhe opozitës do të takohet me Berishën dhe Ramën, ndërsa është planifikuar gjithashtu edhe një takim me ambasadorët e KE, Lohan dhe Montobio. Takimet priten të zhvillohen gjatë orëve të mesditës me liderët politikë dhe në pasdite me ambasadorët e Bashkimit Evropian. Takimi i parë i tryezës së Topit, përfundoi ashtu siç edhe parashikohej pa ndonjë rezultat konkret, përveç kontradiktave të Edi Ramës lidhur me qëndrimet e mbajtura në tryezë dhe ato që deklaroi në konferencën për shtyp.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›