Berisha e feston 64-vjetorin në Bruksel
Kryeministri Berisha e feston 64-vjetorin e lindjes në Bruksel dhe Tiranë. Edhe ditën e ditëlindjes, kreu i qeverisë nuk ka lënë pas dore punët dhe vizitat e tij me personalitete të ndryshme të politikës evropiane. Gjatë gjithë ditës së djeshme Berisha ndodhej për një vizitë në Bruksel, për t‘u kthyer gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Festimin e 64-vjetorit Kryeministri e festoi me familjen e tij në një darkë të thjeshtë familjare në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Shefi i qeverisë u ndodh në Bruksel, ku mori pjesë edhe në Samitin e Partive Popullore Evropiane. Në këtë samit morën pjesë personalitete të njohura të politikës evropiane, kryetarë institucionesh të Bashkimit Evropian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare të BE-së. Pjesëmarrës në këtë samit ishin presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso; Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi; Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel; presidenti i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Poettering; Kryeministri i Francës, Françoise Fillon; Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa; Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker; Kryeministri i Gjeorgjisë, Mikael Sakashvili; Kryeministrja e Gjeorgjisë, Julia Timoshenko; Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader; Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevksi; Presidenti i Rumanisë, Trajan Basescu; Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk; Kryeministri i Holandës, Jan-Peter Balkenende; presidenti i EPP-së, Wilfried Martens; sekretari i Përgjithshëm i EPP-së, Antonio Lopez-Isturiz; Kryeministri i Maltës, Lawrence Gonzi dhe shumë personalitete të tjera.