Meta: LSI, e favorizuar nga sistemi zgjedhor
Sistemi i ri zgjedhor favorizon më së shumti Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo ishte deklarata e djeshme e kreut të kësaj partie, Ilir Meta, gjatë vizitës në zonën e Skraparit. Në këtë takim Meta prezantoi si kandidat të LSI-së në Skrapar Nasip Naçon. "Unë jam i bindur që Skrapari ka shumë arsye të votojë për LSI-në, ka shumë arsye të votojë edhe për Nasipin, pasi Skrapari do të votojë për një forcë politike që e do dhe që e ndjen këtë popull si askush tjetër", theksoi Meta. Këtë herë, shtoi ai, e gjithë Shqipëria do të përqafojë alternativën tonë dhe ne këtë e shohim kudo. "Sistemi i ri, pavarësisht nga disa vështirësi dhe disa probleme që ka, është një sistem shumë i favorshëm për ne. Është sistemi që më shumë se çdo parti tjetër favorizon LSI-në në kushtet aktuale", konstatoi ish-kryeministri.
Ju e dini, insistoi Meta, sesa e rëndësishme është që ne të vijmë në qeverisjen e vendit, jo vetëm për të ndalur shkatërrimin e plotë të vendit nga gangsterizmi i Sali Berishës dhe i Fazliçëve që po i dalin përditë përpara opinionit publik. "Njëkohësisht edhe për t‘i dhënë fund një varfërie të paparë në shumicën e Shqipërisë, përfshirë edhe Skraparin, ku siç e shikoni pothuajse asgjë nuk ka lëvizur, sepse kjo është një qeveri që nxit urrejtjen brenda vendit dhe ndaj gjithë atyre vendeve apo krahinave, të cilat nuk i sheh si përkrahëse të saj", nënvizoi Meta. Kreu i LSI theksoi se koha po tregon dhe do të tregojë se LSI është vërtet ajo forcë politike që do ta rilindë të majtën, sepse do t‘i japë jetë, do t‘i japë krahë asaj vlere të jashtëzakonshme të së majtës, që u shkatërrua për fat të keq në Partinë Socialiste, që është në radhë të parë solidariteti njerëzor dhe shoqëror. Më pas, duke folur për presionin e qeverisë ndaj prokurorisë, Meta tha se Saliu do ligj për prokurorinë, sepse do t‘i terrorizojë prokurorët, që ata të mos të nxjerrin as të vërtetat e Gërdecit, as të rrugës Durrës-Kukës, as këtë të pastrimit të parave, që ka lidhje me Fazliçin. "Unë po ju them që nga të gjitha këto që ka bërë Edi Rama në raport me Saliun, për sa i takon Kushtetutës, rregullores për Presidentin, e të gjitha me radhë, ka fituar Saliu, ndërsa përfitimi që ka marrë Edi Rama nga ky bashkëpunim i fëlliqur ka qenë për ca biznese të lidhura me të", tha Meta, teksa e garantoi popullin e Skraparit, por edhe të gjithë Shqipërisë, se në vitin 2009 LSI do të jetë ajo forcë që do të drejtojë qeverisjen e vendit, por edhe që do të kthejë qeverisjen me sytë nga populli, me sytë nga njerëzit dhe nga hallet e tyre. Meta shprehu mirënjohjen për të gjithë popullin e Skraparit, duke theksuar se "populli i Skraparit më ka pritur me shumë dashuri që në vitin 1992, për t‘u bërë deputet në një kohë shumë të vështirë dhe të acartë për të majtën, por edhe për demokracinë". Meta vlerësoi se populli i Skraparit ka treguar gjithnjë mençuri, duke mos e besuar Sali Berishën as atëherë dhe duke votuar për alternativën e majtë që në atë kohë dhe në vazhdim.