Berisha e feston Ditën Botërore të Shtypit, atëherë kur do vetëNga TemaZëdhënësja e kryeministrit, Sali Berisha, Juela Meçani, doli dje për të uruar të gjithë punonjësit e medias për Ditën Botërore të Shtypit. Por vetëm pas disa orësh ata u kujtuan s
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha e feston Ditën Botërore të Shtypit, atëherë kur do vetëNga TemaZëdhënësja e kryeministrit, Sali Berisha, Juela Meçani, doli dje për të uruar të gjithë punonjësit e medias për Ditën Botërore të Shtypit. Por vetëm pas disa orësh ata u kujtuan se ishin me vonesë, e jo pak, por disa muaj. Dita Botërore e Shtypit festohet më 3 maj, e jo më 3 tetor.
Megjithatë, edhe pse kaq shumë muaj me vonesë, kryeministri, Sali Berisha, iu kërkoi dje pronarëve të medieve që të mos ndërhyjnë në politikat editoriale të medieve.
“Kryeministri Berisha në Ditën Botërore të Shtypit shfrytëzon rastin për të uruar përzemërsisht të gjithë gazetarët, analistët, botuesit dhe të gjithë punonjësit e shtypit dhe të medieve, në një ditë të shënuar për lirinë dhe shoqërinë e lirë.
Kryeministri Berisha shpreh vlerësimin e madh për kontributin dhe rolin e rëndësishëm të medieve në Shqipëri dhe i garanton ato se qeveria shqiptare, në vlerësim të madh të misionit të tyre, do të garantojë transparencën më të madhe ndaj tyre, në të gjithë veprimtarinë e saj.
Por kryeministri Berisha shpreh dëshirën e tij që pronarët e medieve dhe forcat politike të jenë sa më pak ndërhyrëse në politikat editoriale, në interesin më të mirë të medieve”, - tha dje zëdhënësja e kryeministrit.
Gafa e rëndë e Kryeministrisë ka kaluar thjesht duke zhdukur nga faqja zyrtare njoftimin, por pa kërkuar ndjesë për gabimin.