Shtrenjtimi i euros, investimet private bien me 70 milionë dollarëNga TemaEkonomia shqiptare është duke paguar një kosto të konsiderueshme të shtrenjtimit të euros, për shkak të efekteve të saj jo thjesht te këstet më të shtrenjta mujore që paguajnë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Shtrenjtimi i euros, investimet private bien me 70 milionë dollarëNga TemaEkonomia shqiptare është duke paguar një kosto të konsiderueshme të shtrenjtimit të euros, për shkak të efekteve të saj jo thjesht te këstet më të shtrenjta mujore që paguajnë qytetarët. Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se vlerësime të kryera nga Ministria e Financave dhe ajo Ekonomisë kanë treguar se ekonomia shqiptare ka pësuar një humbje prej më shumë se 60-70 milionë dollarësh tetë muajt e parë, për shkak të ndikimit tek investimet private të shtrenjtimit të euros. Të dhënat saktësojnë se investimet private në Shqipëri, të cilat janë pjesa themelore e zhvillimit ekonomik, kanë vuajtur zhvlerësimin e lekut. Pavarësisht vështirësive për vlerësime të tilla, sidomos kur situata është e luhatshme, Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave kanë bërë të dukshme peshën e shtrenjtimit të euros. Në anën tjetër, ekonomia po vuan edhe rëndimin e buxhetit të shtetit, i cili është detyruar të ketë barrë më të madhe të borxhit, për shkak të faktit se pagesat bëhen në euro. Vlerësimet tregojnë se kostoja shtesë që do të paguhet nga buxheti i shtetit është rreth 150 milionë dollarë.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shtesa e stokut të borxhit deri në fund të këtij viti parashikohet të arrijë në 77.9 mld lekë duke përfshirë këtu ndikimin e kursit të këmbimit prej 15.5 mld lekësh, pasi 51.9% e totalit të borxhit të Shqipërisë është në euro, 6.8% në dollarë dhe pjesa tjetër në monedha të ndryshme. Ministria e Financave kishte parashikuar për shlyerjen e borxhit këtë vit një kurs këmbimi të euros me 131 lekë, ndërkohë që aktualisht monedha e eurozonës shkëmbehet me 135 lekë. Krahasuar me shkëmbimet që qeveria ka bërë vitin e kaluar, euro është forcuar me rreth 8 lekë. Rritja e ndjeshme e euros me rreth 10% gjatë këtij viti ka qenë me pasoja për ekonominë tonë. Nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare janë prekur qytetarët që kanë marrë kredi në valutë dhe që të ardhurat i kanë në lekë. Gjithashtu, një super-euro përkthehet me shtrenjtim të importeve dhe rrjedhimisht me rritje të çmimeve të mallrave të konsumit. Pavarësisht këtyre ekonomia shqiptare shfaqet elastike dhe vazhdon të ketë rritje, ndonëse të ngadalësuar. E dhëna më e keqe është se investimet private po ndikohen dhe pritet që tani të vazhdojnë të ndikohen.