FMN: Vetëm në vitin 2011 kthehet rritja ekonomike prej 6%Nga Balkan InsightKosova është vendi me rritjen më të lartë të GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) në Ballkan për vitin 2009, ndërsa Rumania do të përballet më rënien më të fortë ekonomike këtë vi
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
FMN: Vetëm në vitin 2011 kthehet rritja ekonomike prej 6%Nga Balkan InsightKosova është vendi me rritjen më të lartë të GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) në Ballkan për vitin 2009, ndërsa Rumania do të përballet më rënien më të fortë ekonomike këtë vit, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.
GDP e Kosovës do të rritet me 3.8% këtë vit dhe me 4.3% vitin që vjen, beson Fondi. Në kontrast, ekonomia rumune do të shkojë në ulje negative me 8.5% këtë vit, duke vijuar me një rritje prej vetëm 0.5% vitin që vjen.
GDP për frymë në Kosovë pritet që të arrijë 1731 euro për frymë në fund të këtij viti.
FMN ka ndryshuar pak parashikimet e saj për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2009, duke pritur një rritje prej 0.7% të GDP së vendit, nga 0.4% që kishte parashikuar më parë. Sipas të dhënave të FMN, GDP e Shqipërisë pritet të rritet me 2.2% vitin që vjen, dhe do i rikthehet rritjes tipike prej 6% vitin 2011.
GDP për frymë pritet të rritet me 0.2% këtë vit duke kapur nivelin e 2598 eurove.
Parashikimet e FMN publikohen dy herë në vit, njëherë në prill dhe njëherë në tetor.
Bullgaria pritet të ketë një rënie prej 6.5% të GDP këtë vit dhe 2.5% në vitin 2010. GDP për frymë në Bullgari momentalisht është 3439 euro.
GDP e Serbisë do të bjerë me 4% këtë vit, përpara se të rritet me 1.5% vitin që vjen. GDP për frymë në Serbi është 3949 euro.
GDP e Maqedonisë do të bjerë me 2.5% këtë vit, dhe do ketë një rritje prej 2% vitin që vjen. Një rritje e fortë ekonomike prej 5% pritet vitin që vjen. GDP për frymë në Maqedoni është 2944 euro.
GDP e Kroacisë do të bjerë me 5.2% në vitin 2009 dhe do të rritet me 0.5% në vitin 2010. GDP për frymë është aktualisht 8941 euro, që bën që Kroacia të jetë vendi më i pasur në rajon.
Bosnja dhe Hercegovina do të vuajnë një rënie prej 3% të GDP këtë vit, përpara se të presin një rritje prej 0.5% vitin që ven. GDP për frymë në Bosnjë është 2751 euro.
Aktualisht, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria kanë çmimet më të ulëta në rajon, ndërsa Kroacia dhe Rumania kanë çmimet më të larta, sipas indeksit të Barazisë në Fuqinë Blerëse.
Sipas të dhënave të FMN, një dollar i vetëm amerikan në Maqedoni blen 2.1 herë më shumë mall sesa në vendet e Evropës Perëndimore, pasuar nga Bullgaria me 1.98, Shqipëria 1.9, Serbia 1.83 dhe Bosnja 1.76. Në Kroaci një dollar amerikan është i vlefshëm 1.2 herë më shumë se në Evropën Perëndimore.
I ashtuquajturi Big Mac Index është krijuar në vitin 1984 nga revista britanike “The Economist” me synimin për të ofruar një panoramë sa më të qartë të vlerës së dollarit në vende të ndryshme. Që prej atëherë FMN ka zhvilluar një metodologji më të komplikuar të fuqisë blerëse.
Bazuar në këto përllogaritje, GDP për frymë në Kosovë është sa 40% e mesatares në botë, pasuar nga Shqipëria me 67%, Bosnja 72%, Maqedonia 87%, Serbia 101% dhe Rumania me 113%. Kroacia është 171% më e pasur se mesatarja botërore.