Pritet koka e gruas dhe djalit të gjykatësit

Gjykatësi i Qarkut të Frunzenit në Harkov të Ukrainës, Vladimir Trofimov, gruaja e tij, djali 20-vjeçar dhe mikesha e tij janë vrarë në këtë qytet të Ukrainës.
Kufomat e të vrarëve janë gjetur të gjitha me kokën e prerë, ka njoftuar Administrata Qendrore e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës për rajonin e Harkovit.
Në vendin e ngjarjes hetimet është duke i zhvilluar hetuesia dhe policia , të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë se këto vrasje janë bërë për shkak të veprimtarisë profesionale të Trofimovit, raporton Itar-Tass./Indeksonline/
Mediat ukrainase transmetojnë se viktimat e kësaj vrasjeje makabër i ka gjetur një kushëri në banesën e gjykatësit/Indeksonline/