E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe ne Shkoder per aktorin Ndrek Prela

Në qytetin e Shkodrës janë zhvilluar homazhet ne nderim te aktorit Ndrek Prela në hollin e Teatrit “Migjeni”. I pari që ka vendosur kurora me lule pranë trupit të pajete të aktorit Prela ka qenë Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ky i fundit e ka vlerësuar aktorin Prela si një figurë të madhe të skenës shqiptare, një mësues për brezat e rinj.

Me pas homazhe pranë trupi të aktorit, ku pritnin familjarë, miq dhe kolegë kanë bërë edhe deputetet e PD, Arenca Trashani dhe Rajmonda Bulku, si dhe bashkudhëtarë të tij në rrugën e kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

Në fund trupi i pajetë u përcoll në varrezat e Rrmajit, ku do te prehet përjetësisht. Ndrek Prela mbylli sytë nga kjo jete ditën e premte në moshën 91 vjeçare. Ai lindi ne 20 mars te 1920 në Tivar dhe ishte një nder pionerët e skenës shqiptare. Ai bëri debutimin e tij në skenë në Shkodër, në fund të viteve 40.

Ndrekë Prela luajti në 11 filma artistikë, ndërsa në vitin 2000, për aktivitetin e tij artistik iu dha titulli (Artist IiMerituar ), dhe titulli Qytetar Nderi i Shkodrës. Rolet e tij më të spikatura në kinematografi mes është në vitin 1966 -- Komisari i Dritës, me rolin “Gjyshi i Dritanit” si dhe në Teatër për interpretimet ne “Flaka e maleve” dhe “Çështja e Blertës”. Ngushëllime familjes Prela përmes një mesazhi ngushëllimi i ka drejtuar edhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›