Nis restaurimi i shtepive te Bregut jane perzgjedhur 75 te tilla

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore, kanë nisur zbatimin e programit për restaurimin e shtëpive në bregdetin jugor.
Projekti “Çatitë dhe Fasadat”, do të financohet me një vlerë prej 7 mijë eurosh, duke shtuar edhe 5 mijë euro për restaurimin e brendshëm të shtëpive.
Ky program ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të arkitekturës kombëtare dhe trashëgimisë kulturore në bregdetin jugor të Shqipërisë.
Janë përzgjedhur 75 shtëpi të cilat do t’i nënshtrohen restaurimit.
Programi “Çatitë dhe fasadat” ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të arkitekturës kombëtare dhe trashëgimisë kulturore në bregdetin jugor të Shqipërisë, duke iu kundërvënë shkatërrimit ose braktisjes së shtëpive tradicionale për hir të strukturave të reja, larg traditës.
Gërshetimi i kësaj trashëgimie të rëndësishme kulturore, me bukuritë natyrore të zonës do te shërbeje si mjet atraktiv për rritjen e turizmit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Ky program ka nisur zbatimin në fshatrat e klasifikuar për pjesëmarrje: Dhërmi i Vjetër, Qeparo i Vjetër, Ilias, Vuno, Himarë e Vjetër, Piqeras, Nivicë dhe Luksht (lagje në Lukovë).
Programi ofron mbështetje financiare për pronarët e banesave tradicionale të përzgjedhura në bazë të kritereve të mirëpërcaktuara dhe konsiston në riparimin e çative dhe rigjallërimin e fasadave të tyre, në përputhje me teknikat dhe materialet tradicionale.
Programi “Çatitë dhe fasadat” do të mbështesë, gjithashtu, nismën për programin “Fjetje dhe mëngjes”, i cili konsiston në përmirësimin e mjediseve të brendshme të shtëpive tradicionale, për t’i përshtatur me kushtet e jetesës moderne, por brenda kornizave te tradicionales, duke mundësuar në këtë mënyrë zhvillimin e turizmit familjar, si një mjet për zhvillimin ekonomik të zonës.